Erdogan për çështjen armene: E vërteta nuk del në shesh me lobingje

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e dhënies së çmimeve të konkursit me temë “Fryma dhe rinia e Galipolit”
 
 
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan duke iu referuar pretendimeve të Armenisë, ka theksuar se: “Ne i bëjmë apel diasporë armene. I bëjmë apel Armenisë dhe të gjithë botës që nëse janë drejtë dhe nëse i besojnë vetes, kemi në dispozicion materiale arkivore të klasifikuara. Nxirrini dokumentet tuaja ti ekzaminojnë historianët, përfaqësuesit ligjorë, arkivistët dhe të arrijmë të japim një vendim përfundimtarë, por nuk dalin dot sepse nuk janë të sinqertë, raporton Anadolu Agency (AA)
 
Erdogan ka pohuar se ai ka patur një fjalim në arkivat Osmane ka bërë apel që me ekspertë të përbashkët të ngrihet një komision ku të ulen së bashku shkencëtarët në mënyrë miqësore dhe le të bëjnë vlerësime objektive, ku sipas tij të hiqet plotësisht nga rendi i ditës çështje armene.
 
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e dhënies së çmimeve të konkursit me temë “Fryma dhe rinia e Galipolit (Gelibollu)”, të mbajtur në pallatin e kongreseve Haliç raporton Anadolu Agency (AA).
 
Në lidhje me pretendimet e Armenisë ai ka deklaruar se për këtë çështje nuk ecet me lobingje, sepse sipas tij ka një Turqi që qëndron e drejtë dhe nuk mund të ecet kundër saj. “Nëse jeni të sinqertë për të zgjidhur problemin, veçanërisht në qoftë se keni ndërmend me një kujtesë të drejtë ne ja ku jemi, me arkivat tona, me historianët tonë, ne jemi këtu me besimin tonë. Presim gjithashtu që gjithkush të tregojnë të njëjtin qëndrim”.
 
Presidenti turk Erdogan më tej ka theksuar se: “Ne si nipërit e dëshmorëve të Çanakalasë nuk kemi bërë dhe nuk do të bëjmë kompromis nga pavarësia jonë, e ardhmja jonë dhe liria jonë. Vëllazëria dhe besimi i kombit tonë ashtu siç deri tani nuk ka lejuar të nëpërkëmbet fryma e Çanakalasë edhe pas kësaj nuk do të lejojë kurrë një gjë të tillë”./AA
Artikulli paraprakSHBA, ish-ushtari akuzohet se donte t'i bashkohet ISIS-it
Artikulli vijuesHapet gara për telefoninë e tretë mobile në Kosovë