“Ne jemi nisur në këtë udhë për t’i thënë ‘po’ sistemit presidencial të qeverisë, për të qëndruar përballë atyre që janë kundër falmurit tonë”, tha Erdoğan.
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka mbajtur një fjalim duke iu drejtuar pjesëmarrësve në Këshillin Ekonomik të Unionit të Dhomave dhe Bursave të Turqisë (TOBB), raporton Anadolu Agency (AA).
Duke vënë në dukje se Turqia do të vazhdojë luftën kundër terrorizmit Erdoğan, tha se “përjetimet tona dhe të vërtetat e zbuluara na tregojnë se do të kemi vështirësi të vazhdojmë të sigurtë dhe me kapacitet të plotë rrugën nëse nuk do të shtypim plotësisht kokën e organizatave terroriste si FETO, DEASH, PKK”.
“Populli ynë i sheh këto lojëra”
Ndër të tjera presidenti Erdoğan në fjalën e tij tha se “Disa që nuk e kuptojnë se ndodhemi në të njëjtën anije, vetëm për arsyen se nuk duan kapitenin e saj ofrojnë mbështetje ndaj atyre që përpiqen të shpojnë pjesën e poshtme të anijes dhe të pëmbysin direkun e anijes. Por, fatmirësisht populli ynë i sheh të gjitha këto lojëra”.
Në lidhje me referendumin për ndryshimin e kushtetutës në deklaratën e tij Erdoğan ka theksuar se: “Ne jemi nisur në këtë udhë për t’i thënë ‘po’ sistemit presidencial të qeverisë, për të qëndruar përballë atyre që janë kundër falmurit tonë. Është bërë një hap kundër atyre që dëshirojnë të bëjnë diçka në këtë vend ndaj atyre që janë krah për krah me ato në Kandil. Për këtë arsye unë këtë udhëtim e konsideroj, e pranoj si një udhëtim të lumtur dhe kam besimin se populli im do ta miratojë këtë udhëtim duke i thënë ‘Po'”.
Ndër të tjera pasi ka theksuar se duhet të ulet papunësia dhe se kanë nisur një mobilizim për rritjen e punësimit presidenti Erdoğan tha: “I bëj thirrje të gjithë anëtarëve të këtij unioni që në mënyrë aktive në të gjitha qytetet tona të marrin pjesë në nismën e mobilizimit të punisëmit që kemi nisur sot”.
“Kam ankesa për politikën e vendit tonë për normat e interesit. Vendi nuk mund të zhvillohet me këtë politikë të normave të interesit. Faktikisht kjo politikë është një mjet shfrytëzimi. Dëshiroj të shpreh qartë se çfarë hapa do të ndërmerr investuesi, sigurisht që me kredinë me norma të ulëta që do të marrë. Nuk mund të arrijmë në ndonjë arritje nëse në vend ka një tendencë drejt dhënies së kredisë me 15,16,17 përqind duke dyfishuar normën e deklaruar nga Banka Qendrore”, thekson Erdoğan duke tërhequr vëmendjen se kjo politikë e normave të interesit është një mjet shrytëzimi.
“Për inflacionin prodhojnë arsye të ndryshme, jo rritja e çmimit të domates, patates….që të gjitha këto janë përralla sepse që të gjitha e kanë bazën tek interesi. Inflacioni është rezultat, ndërsa interesi është shkaktar. Shkaku numër një që lind inflacioni është interesi. Inflacioni me interesin janë propocional dhe jo dispropocinal. Por, shohim se ende disa pesonave që u kemi besuar bëjnë gabimin e njëjtë. Unë them se të gjithë së bashku nën çatinë e TOBB-it duhet të japim përpjekje për këtë. Unë kam besimin se edhe qeveria jonë me një qëndrim të përkushtuar do të angazhohet në këtë proces”, tha Erdoğan pasi ka vënë theksin se interesi me inflacionin janë në propocion me njëra tjetrën.