Putin miraton marrëveshjen për gazsjellësin “Rrjedha Turke”

epaselect epa05265451 A worker checks pipes during the ceremony of arrival of first pipes of Trans-Adriatic Pipeline in Spitalle, near Durres, Albania, 18 April 2016. Trans-Adriatic Pipeline, TAP project, will cross Albanian territory before running undersea to Italy. EPA/ARMANDO BABANI

Marrëveshja mes qeverive të Turqisë dhe Rusisë për projektin e gazsjellësit “Rrjedha Turke” ishte nënshkruar më 10 tetor të vitit të kaluar

Presidenti rus Vladimir Putin miratoi marrëveshjen për projektin e gazsjellësit “Rrjedha Turke”, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas dekretit në faqen e internetit ku qeveria ruse publikon dokumentet zyrtare mësohet se Putin ka nënshkruar marëveshjen e arritur mes qeverive të Turqisë dhe Rusisë në lidhje me projektin e “Rrjedhës Turke”.

Marrëveshja më 2 dhjetor të vitit të kaluar ishte miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamenti të Turqisë, ndërsa më 20 janar të këtij viti nga Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë, si dhe më 1 shkurt nga Këshilli i Federatës Ruse.

Marrëveshja mes qeverive të Turqisë dhe Rusisë për projektin e gazsjellësit “Rrjedha Turke” ishte nënshkruar më 10 tetor të vitit të kaluar.

Në kuadër të projektit planifikohet që të ndërtohen dy tubacione me një kapacitet secila 15.75 miliard metërkub. Me linjën e parë parashikohet të transportohet gaz natyror në Turqi ndërsa me linjën e dytë nëse merren garancitë e duhura do të transportohet gaz natyror në Evropë.

Artikulli paraprakImeraj: Serbët falsifikuan shkrimet për Manastirin e Deçanit (Dokumente)
Artikulli vijuesErdoğan: Populli ynë i sheh të gjitha këto lojëra