Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i cili arriti në mbrëmje në Kuvajt, u prit me ceremoni zyrtare nga Emiri i Kuvajtit, Sheiku Sabah Al Ahmed Al Cabir Al Sabah.
Në ditën e dytë të vizitës në Kuvajt, Presidentin Erdoan, sot e pret një program i ngjeshur takimesh dhe bisedimesh.
Në fillim do të zhvillohet në mëngjes pune me biznesmenët kuvajtianë, më pas do të kalojë në takime dypalëshe.
Në këto takime, krahas marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, do të diskutohen edhe temat rajonale.
Dy palët do të shkëmbejnë mendime, veçanërisht në çështjen e Sirisë dhe Jemenit si dhe tema të tjera të rëndësishme.
Pas takimeve dypalëshe do të zhvillohen biseda ndërmjet delegacioneve.
Me anët të kësaj vizite dhe të këtyre takimeve, synohet edhe të koordinohet përforcimi i temave rajonale.
Palët do të vlerësojnë gjithashtu edhe mundësitë e zhvillimit edhe më shumë të bashkëpunimit në fusha të ndryshme duke filluar nga tregtia, shërbimet e kontraktuesve dhe industrisë së mbrojtjes.
Presidenti Erdogan, në orët e mbrëmjes do të kthehet në Turqi. kohaislame