Egjipt – Arrestohet Mursi dhe autoritet e Vëllezërve Muslimanë

Presidenti i Egjiptit, Muhammed Mursi, në vitin e parë të ardhjes në presidencë u rrëzua me një grusht shteti.

Ushtria ka caktuar përkohësisht si kryetar shteti Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Adli Mansur. Ndërsa Mursi dhe autoritet e tjera të larta të Vëllezërve Myslimanë janë arrestuar.

Sipas deklaratës së bërë nga autoritetet e Vëllezërve Myslimanë, të arrestuarit në fillim janë dërguar në Gardë, kurse më pas, Mursi është ndarë nga të tjerët dhe është transferuar në ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në mesazhin e tij të fundit të dërguar në rrjetin social përmes llogarisë së tij në Twitter, ai e ka cilësuar rrëzimin e tij nga pushteti si grusht-shteti, dhe u ka bërë thirrje egjiptianëve ta kundërshtojnë veprimin e ushtrisë./trt/kohaislame

Artikulli paraprakBBC do të transmetojë Ligën Premiere të Muslimanëve
Artikulli vijuesEgjipt, betohet presidenti i përkohshëm i cili me dhunën e përdorur nga ushtria e merr postin