Erdogan: S'kemi njollë gjenocidi, e panevojshme të mbrohemi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se nuk është e nevojshme të mbrohen kundër pretendimeve në lidhje me ngjarjet e vitit 1915.
 
Në një konferencë shtypi në aeroport përpara nisjes për vizitë zyrtare në Kazakistan, Erdogan vuri në pah se mbi 100 mijë armenë, që jetojnë në Turqi me ose pa nënshtetësi turke, nuk përballen me asnjë lloj trajtimi negativ.
“Historia jonë nuk është e njollosur me gjenocid, prandaj nuk kemi nevojë për t’u mbrojtur”, tha ai, duke nënvizuar se asnjë rëndësi nuk do të ketë as qëndrimi, që do të mbajë Parlamenti Evropian pas votimit të sotëm mbi ngjarjet e 1915-s.
Erdogan shtoi gjithashtu se të gjitha shpenzimet për rindërtimin dhe meremetimin e Kishës Armene në Ishullin Akdamar të Provincës Van janë mbuluar nga buxheti i shtetit turk./trt/
Artikulli paraprakOKB-ja nuk miraton deklaratat e Papës për ngjarjet e 1915-s
Artikulli vijuesBie një meteor në Shkozë të Zhurit