Erdogan: Sistemi parlamentar e ka plotësuar kohën e tij

0
229
Presidenti turk: “Nuk ka më tolerancë për ata që duan të përçajnë kombin tonë
 
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan në një takim me biznesmenët e linjave të autobusëve dhe të furgonëve në “ATO Congresium” në Ankara u shpreh se sistemi parlamentar i zbatuar deri tani e ka plotësuar kohën e tij.
Erdoğan i cili u shpreh se Turqia e re duhet të vendoset në një bazë të qëndrueshme vijoi me këto fjalë: “Çfarë është kjo? Edhe kjo është kushtetuta e re. Ne bëmë përpjekje për ta hartuar së bashku kushtetutën e re. Por fatkeqësisht opozita kryesore vendosi çdo lloj pengese, por edhe të tjerët gjithashtu. Tashmë ka vetëm një të vërtetë, që është se duhet të jepen 400 vota të deputeteve. Mbështesni këtë ndryshim që kushtetuta e re të hartohet lehtësisht. Unë jam në një distancë të barabartë me çdo parti. Unë këtu ju shpreh se ne kemi synuar çdo gjë. Vëllezërit e mi, ne e duam këtë vend ndaj edhe themi një komb, një flamur, një atdhe, një shtet”.
Presidenti i Turqisë në fjalën e tij ka theksuar ndër të tjera: “Nuk ka më tolerancë për ata që duan të përçajnë kombin tonë, për ata që duan të djegin flamurin tonë, ata që duan të ndajnë atdheun tonë, për fat të keq për ata që duan të vënë virus në shtetin tonë, të tillë si strukturat paralele. Ta dinë se dje morëm vendim në takimin e Këshillit të Sigurimit Kombëtar që të vendosen në Dokumentin e Politikave të Sigurimit Kombëtar dhe ia dërguam qeverisë. Tashmë nuk ka më tolerancë ndaj tyre. Turqia e vjetër mund t’iu interesojë atyre, por kurrë nuk është në interes të kombit tim”.
– “FMN-ja kërkon borxh nga ne”-
Erdoğan, duke rikujtuar se të ardhurat kombëtare para 12 viteve ishin 230 miliardë dollarë, ai tha se sot kjo shifër pavarësisht rritjes së kursit të këmbimit është rritur në 800 miliardë dollarë.
Erdoğan ka pohuar se eksportet e Turqisë nga 36 miliardë dollarë kanë shënuar një rritje rekord duke u rritur në 158 miliardë dollarë dhe u shpreh se: “Kishim borxhe ndaj FMN-së, faktikisht një shumë prej 23.5 miliardë dollarësh, por ndërsa tani nuk kemi borxh, shkuam edhe më tej dhe FMN-ja tani kërkon borxh nga ne”.
– “Jemi duke vazhduar me gjithë shpejtësinë drejt rrugës sonë”-
Erdoğan i cili ka vlerësuar edhe sistemin presidencial u shpreh: “Nuk mund të vazhdojmë më në këtë rrugë me një mjet nga i cili vjen zë nga çdo anë e tij dhe që është i rrënuar, edhe sidomos kur këtij automjeti është duke i mbaruar karburanti të cilin vendi më i largët ku mund të vesh me atë është pika më e afërt e karburantit. Nëse e sforconi edhe pak më tej ju lë në rrugë. Për këtë arsye zgjedhjet e 7 qershorit do të kryejnë detyrën e stacionit më të afërt të karburantit për Turqinë, ku pas kësaj duke e ndërruar menjëherë sistemin të vazhdojmë drejt objektivave në rrugën tonë të 2023 me gjithë shpejtësinë”
– “Turqia po kalon nga një periudhë kritike”-
Erdoğan shprehu më tej se: “Turqia po përjeton një periudhë kritike si nga jashtë ashtu edhe nga brenda saj. Ajo është e rrethuar me një rreth zjarri, nga poshtë Siria dhe Iraku, nga lart Ukraina dhe disa ngjarje që ndodhin atje janë në interes të afërt me ne. Gjithashtu edhe organizatat separatiste terroriste dhe problemet e shkaktuara nga partia nën drejtimin e saj vazhdojnë të jenë rrezik për të ardhmen tonë”.