Së shpejti automjetet me thirrje automatike për policinë

0
243
Komisioni Evropian ka miratuar vendimin me të cilin nga viti 2018 në hapësirën e BE-së automjetet do të shiten me sistemin e integruar “eCall”
 
Sipas vendimit të Parlamentit Evropian makinat e reja në hapësirën e BE-së, që nga viti 2018 do të kenë të integruar sistemin “eCall”. Ky sistem në rast të aksidentit, automatikisht do të bëjë thirrje në polici.
Sistemi “eCall” do të integrohet në çdo makinë. Ai do të veprojë në atë mënyrë që në kohën e aksidentit të shtyp butonin për të thirrur automatikisht, ose në qoftë se është i aktivizuar, sistemi automatikisht dërgon thirrje në polici. Në këtë mënyrë, policia do të njoftohet menjëherë për aksidentin dhe saktësisht do dihet koha e aksidentit.
Komisioni Evropian beson se ky sistem, në kohën kur do të hyjë në përdorim në vit do të parandaloj humbjen e 2.500 jetëve. Përveç kësaj do të zvogëlojë kohën e cila i nevojitet policisë për të reaguar nga 40 deri në 50 përqind.
Çmimi i këtij sistemi në makinë nuk do të kushtoj më shumë se 100 euro.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Evropian vitin e kaluar në BE, në aksidente rrugore humbën jetën rreth 26,000 persona. Dhjetë vjet më parë, ky numër ishte rreth 50.000.