Erdogan: Sistemi presidencial, më i përhapuri në botë

“Eliminimi i shumëkokësisë përshpejton procesin e vendimmarrjes dhe lehtëson arritjen e konkluzionit”, deklaroi Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke shtuar se sistemi presidencial është ai më i përhapuri në botë.

 

Këto deklarata, kreu i shtetit turk i bëri pas kthimit nga turneu i vizitave në vendet e Bririt Afrikan, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.

Presidenti Erdogan theksoi se mbajtja e pragut zgjedhor në nivelin 10 për qind është me rëndësi nga aspekti i stabilitetit politik.

Erdogan u ndal edhe tek shkollat e shtetit paralel (lëvizja Gulen) jashtë shtetit. “Vendet, me të cilat e kemi trajtuar këtë temë, na kanë thënë se ajo, që është kundër nesh, është edhe kundër tyre; prandaj do të mbajnë qëndrim të prerë ndaj çdo strukture kundërshtare tonën”, u shpreh ai.

Lideri turk nënvizoi gjithashtu se lufta kundër shtetit paralel do të vijojë me vendosmëri.

Sa i përket krizës në Siri, një tjetër çështje kjo në agjendën e turneut afrikan të Presidentit Erdogan, ai tha se ka ngritur në rend të ditës shumë herë të gjitha hapat, që duhen bërë për të mos lejuar që ngjarjet në Irak të përsëriten edhe në Siri.

Artikulli paraprakApple me fitim rekord në tremujorin e kaluar
Artikulli vijuesPentagoni është futur në negociata me grupin terrorist shiit të Jemenit