Izraeli fillon mobilizimin e 16000 rezervistëve

Ushtria izraelite filloi sot mobilizimin e 16 000 rezervistëve në kuadër të operacionit ushtarak “Mbështetja e Mbrojtjes” kundër grupeve të armatosura në Rripin e Gazës, theksoi një zëdhënës i ushtrisë.

“Procesi është në vazhdim, ushtria po shpërndan udhëzimet për 16 000 ushtarët rezervistë”, theksoi zëdhënësi.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak miratoi dje mobilizimin e 30 000 rezervistëve të gatshëm për t’u mobilizuar në çdo kohë.

“Ne po shtrijmë fushatën ushtarake në Rripin e Gazës”, deklaroi për televizionin izraelit, zëdhënësi i ushtrisë, gjenerali Yoav Mordechaï. /trt/kohaislame

Artikulli paraprakGeorgievski: Maqedonasit t’i kërkojnë falje Kosovës
Artikulli vijuesHamasi: Izraeli filloi luftën nuk ka vendim për ndërprerjen