Ghani: Po rimarrim Kunduzin nga talibanët

Forcat afgane kanë nisur një operacion për rimarrjen e qytetit Kunduz nga talibanët.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka thënë se forcat e sigurisë kanë rikthyer disa ndërtesa qeveritare.
“Forcat afgane të sigurisë kanë bërë përparime në Kunduz. Ato kanë marrë disa pjesë të ndërtesave qeveritare. Përforcime të reja tashmë kanë arritur atje”, ka thënë Ghani.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë kryer sot një sulm ajror në Kunduz.
Të hënën, talibanët kanë detyruar trupat afgane të tërhiqen nga qeveria provinciale e Kunduzit.
Rënia e këtij qyteti është parë si një telash i madh për forcat afgane të sigurisë, të cilat kanë braktisur një shtab provincial për herë të parë në 14 vjet.
Artikulli paraprakKerry: Me Assadin nuk ka paqe në Siri
Artikulli vijuesLavrov: Rusia dhe SHBA do të bashkëpunojnë kundër IS-it