Erdogan: S'jemi të interesuar për luftë, por ajo s'është larg

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar se lufta me Sirinë nuk është larg, megjithëse shteti turk nuk është i interesuar për luftë.

“Ne nuk jemi të interesuar për luftë, por, ne nuk jemi larg asaj”, ka thënë ai në një fjalim mbajtur në Stamboll.
“Ata që përpiqen të testojnë vendosmërinë dhe kapacitetin e Turqisë bëjnë gabim fatal”, ka thënë Erdogan.
Ditët e fundit kanë shënuar tensionet më të mëdha në mes të Sirisë dhe Turqisë, pas sulmit sirian në tokën turke, me ç’rast u vranë 5 civilë.
Si kundërpërgjigje Turqia ka sulmuar objektiva brenda Sirisë ku siç raportohet janë vrarë shtatë ushtarë sirianë.
Ndërkohë, një ditë më parë parlamenti turk autorizoi operacionet ushtarake brenda kufirit sirian. /rfe/kohaislame

Artikulli paraprakMyftiu Tërnava në bisedë me nuncin apostolik Juliuzs Januzs
Artikulli vijuesMbledhje ndërkombtare për Muslimanët e Birmanisë në Katar