Egjipt: Protestohet me iftar para burgut

Aktivistët egjiptian për të drejtat e njeriut kanë organizuar iftar masovik para objektit të burgut, ku gjenden të burgosurit politikë të arrestuar gjatë protestave të nga 25 janari i këtij viti.

Iftarit i janë bashkuar dhjeta grupet politike, duke përfshirë lëvizjen rinore për liri dhe lëvizjen e drejtësisë dhe lëvizjen e gjashtë prillit.
Njëri prej të pranishmëve tha se me këtë veprim donë t’i dërgojnë një mesazh dhe thirrje autoriteteve për lirimin e të burgosurve politikë. Presidenti egjiptian Mohamed Mursi ka themeluar një një komision që do të hetojë në detaje rastet e personave të arrestuar në protestat, ku janë zhvilluar betejat vendimtare për përmbysjen e Mubarakut. Këshilli ushtarak deri sot ka amnistuar dhe liruar 572 të burgosur politikë. /igj/kohaislame

Artikulli paraprakMajdanozi kthen erën e freskët pas hudhrës, ndërsa limoni pas peshkut
Artikulli vijuesKryengritësit ekzekutojnë policët e Assadit