Mbledhje ndërkombtare për Muslimanët e Birmanisë në Katar

 

Institucionet Ndërkombëtare të Shoqërisë Civile u mblodhën në Katar për myslimanët e Birmanisë.

Në mbledhjen e organizuar prej Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) dhe Institu Humanitar i Katarit, morën pjesë përfaqësues nga Kombet e Bashkuara, Organizatës së Doktorëve që nuk Njohin Kufij dhe 43 institute ndërkombëtare të shoqërisë civile.

Nga Turqia, duke filluar nga Gjysëm Hëna e Kuqe, morën pjesë edhe institute ndihme si Shoqata e Ndihmave Humanitare, IHH, Deniz Feneri dhe Xhan Suju (Cansuyu).

Në mbledhjen ku u diskutua se çfarë hapash mund të hidhen për ti gjetur zgjidhje krizës njerëzore që përjetohet në Arakan, institutet e shoqërisë civile morën vendim që punimet të zhvillohen nën ombrellën e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.

Në mbledhje u morën edhe vendime të tjera si, hapja e një zyre të OBI-t në Birmani dhe institutet e shoqërisë civile premtuan se do të japin ndihma gjithsej 25 milion dollarë, në mënyrë që OBI ti përdorë në rast të gjendjeve urgjente.

Nga kjo shumë, 10 milion dollarë ndihmë e mori përsipër vetë Organizata e Bashkëpunimit Islamik, ndërkohë që Deniz Feneri premtoi se do të ndërtojë një Shtëpi Jetimësh ndërsa Xhan Suju do të zbatojë projekte në fushën e ushqimit dhe shëndetësisë.

Në mbledhje u tërhoq veçanërisht vëmendja në ndihmat humanitare që ka bërë Turqia për Arakanin dhe u mirëpritën plot lëvdata edhe përpjekja e treguar nga institutet humanitare në Turqi duke filluar nga Gjysëm Hëna e Kuqe./trt/kohaislame

 

Artikulli paraprakErdogan: S'jemi të interesuar për luftë, por ajo s'është larg
Artikulli vijuesKrasniqi: S’jap kurrë dorëheqje