Sulmi i djeshëm me bombë në Ankara vetëm do të forcojë vendosmërinë e Turqisë në luftën kundër terrorizmit dhe ajo kurrë nuk do të dorëzohet që të mbrojë veten, ka deklaruar Presidenti i vendit Recep Tayyip Erdogan të dielën.
Në një njoftim, pak orë pas sulmit që mori jetën e së paku 34 personave në kryeqytetin turk, Erdogan thotë se organizatat terroriste synojnë vrasjen e civilëve sepse ata po humbin në luftë me forcat e sigurisë.
“Turqia është bërë cak për shkak të ndryshimeve regjionale në vitet e fundit”, ka thënë ai, raporton Reuters.
Në këtë sulm kanë mbetur të lënduar mbi 120 persona, rreth 20 prej të cilëve me lëndime të rënda.