Kerry: Assad, vëllai Mahiri dhe një gjeneral kontrollojnë armët kimike

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka thënë të hënën se kontrollimi i armëve kimike në Siri është në duart e presidentit Bashar al Assad, vëllait të tij, Maher dhe një gjenerali që nuk i është thënë emri.
“Armët kimike në Siri, kontrollohen në mënyrë rigoroze nga regjimi i Assadit. Është Bashar al Assad, Maher al Assad, vëllai i tij dhe një gjeneral duke u bërë kështu vetëm tre persona që e kanë në kontroll lëvizjen dhe përdorimin e armëve kimike” ka thënë Kerry gjatë një konference me gazetarë në Londër.

Maher është komandanti i Gardës Republikane Siriane, një divizion elitë i armatosur, transmeton “Evropa e Lirë”./kohaislame.com

Artikulli paraprakGoogle Nexus 5 së shpejti në treg?
Artikulli vijuesEgjipt: 75 gjykatës largohen nga puna për shkak të mbështetjes së Morsit