Erdogan: Sulmi në shkollë flet shumë për terroristët

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pas faljes në namazit të xhumasë dje gjatë një prononcimi për mediat lidhur me sulmin e terroristëve ndaj një shkolle në qytetin Diyarbakir tha se kjo ngjarje e turpshme tregon qartë iniciativat e ulëta dhe të pamoralshme të organizatës terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kjo është ngjarje shumë trishtuese. Kjo tregon qartë dhe haptazi se sa inicitativa të ulëta, të pamoralshme po ndërmerr organizata terroriste. Faktikisht kjo është një përgjigje shumë interesante për 1.128 nënshkrime të akademikëve, dhe gjithashtu vërteton shumë qartë se në cilën anë janë këta të ashtuquajtur akademikë”, deklaroi Erdogan.

Presidenti Erdogan mëtej u shpreh se terroristët deri më sot kanë vazhduar me djegien e shkollave, xhamive, spitaleve…

“Deri më sot i kanë djegur dhe sulmuar shkollat, xhamitë, spitalet, ambulancat tona. I kanë kërcënuar shoferët e ambulancave? Të gjitha këto janë të qarta dhe ngjarja e sotme është pothuajse maja e këtyre. Ngushëllimi ynë i vetëm për momentin është se nuk kemi dëshmorë nga ata fëmijë. Kam marrë informacionin se situata e tyre është e mirë dhe për këtë arsye jam i lumtur”, tha presidenti turk.

– “PKK, PYD, YPG, DAESH, nuk kanë asnjë dallim nga njëri-tjetri”

Erdogan ndër të tjera ka folur edhe në lidhje me pretendimet se ushtarët rusë janë vendosur në Kamishli të Sirisë. “Ndjeshmëritë tona në rajon vazhdojnë në të njëjtën mënyrë. Në këtë çështje jemi të ndjeshëm dhe vazhdimisht ne u kemi treguar forcave të koalicionit se PKK, PYD, YPG, DAESH, nuk kanë asnjë dallim nga njëri-tjetri, dhe gjithashtu qëndrimi ynë ndaj tyre do të jetë i njëjtë. Të gjitha këto do ti diskutojmë me Joe Biden”, theksoi ai.

Ndërsa për vdekjen e biznesmenit turk Mustafa Koç, presidenti Erdogan tha se me të vërtetë në 12-13 vitet e fundit Koç Group ka paraqitur një performancë shumë seroize për industrinë e Turqisë. “Shpreh ngushëllimet e mia. Në dhashtë Zoti do të marrim pjesë në ceremoninë mortore e cila do të mbahet të dielën”, tha presidenti Erdogan. /AA/

Artikulli paraprakSulm me armë në Kanada, 5 të vrarë dhe 2 të plagosur
Artikulli vijuesOrban pas vendimit të Austrisë mbi refugjatët: Mbizotëroi arsyeja e shëndoshë