Fillon përdorimi i kartave të kreditit në Iran

Bankat në Iran për herë të parë kanë shpërndarë karta krediti tek klientët e tyre me qëllim, gjallërimin e tregut të brendshëm, transmeton AA.

Sipas lajmeve të mediave vendase Banka Qendrore e Iranit ka nxjerrë në treg tre lloje kartash krediti me qëllim forcimin e ekonomisë së vendit. Limiti më i ulët i kartave të kreditit të nxjerrë në treg, sipas mediave vendase është 100 milionë rijal (2800 dollarë), ndërsa ai më i larti 500 milionë rijal (14 mijë dollarë).

Artikulli paraprakTurqi, autokolona humanitare e OKB-së është nisur drejt Idlibit
Artikulli vijuesUshtria izraelite arreston 19 palestinezë