Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan akuzoi sot vendet evropiane se e kishin transformuar Mesdheun në një ”varrezë imigrantësh” duke reaguar për foton fëmijës sirian të gjetur pajetë në një plazh të Turqisë.
“Vendet evropiane që e kanë transformuar Mesdheun në një varrezë imigrantësh ndajnë përgjegjësinë për çdo emigrant të vdekur”, deklaroi Erdogan.