Erdogani, El-Sisi dhe dyfytyrësia e Perëndimit

Atmosferë funerali u lëshua mbi metropolet perëndimore pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Turqi, të cilat në mediet perëndimore gjerësisht u përshkruan si një “goditje” dhe “ditë të zeza për Turqinë”. Ato paraqitnin pasqyrë të zymtë, deri sa shumë raporte, kryeartikuj dhe kolumne të personaliteteve të opozitës që paralajmëronin “kthimin e autokracisë dhe despotizmit” dhe duke e cilësuar rezultatin si kërcënim të “mbijetesës së demokracisë”.

Në analizat e tilla ogurzeza dhe të errëta, mungon fakti se Erdogani pranoi rezultatet e zgjedhjeve të Qershorit, të cilat zvogëluan numrin e përfaqësuesve të partisë së tij në parlament, dhe faktin që kërkoi të formojë Qeveri të  Unitetit Kombëtar. Propozimet e tij u refuzuan nga opozita me këmbëngulje, gjë që shpiu deri te caktimi i zgjedhjeve të parakohshme që është në përputhshmëri me ligjin e Turqisë.

Të gjithë ata që me plotë inat janë kundër “sulltanit të ri osman”, nuk vërejtën që kryetari turk qe rrethuar në të gjitha anët nga despot gjysmak apo të plotë, në Jordan dhe mbretëritë e Gjirit, si dhe në Irak dhe Siri. Në ndërkohë, vetëm pak më tej, në të njëjtin regjion, qeveris gjenerali ushtarak, i cili para dy viteve mori qeverisjen me grusht shteti të përgjakshëm pasi që kishte kidnapuar kryetarin e zgjedhur në mënyrën demokratike dhe e hodhi në burg. Tanket e tij thyen vullnetin e popullit së bashku me kafkat dhe trupat e qindra protestuesve paqësor, të ri dhe pleq, burra dhe gra, në një nga mizoritë më të rënda të historisë moderne.

Megjithatë, i njëjti sundimtar, i cili qeveris me njërin nga regjimet më tiranike në planetë, është pritur dorëhapur në metropolet perëndimore, në Paris si dhe në Berlin. Këtyre ditëve, mikpritës i tij ishte edhe David Cameron në rrugën 10 Downing.

Mesazhi i cili iu dërgua popullit të regjionit është i qartë: demokracia i është përshtatur nevojës sonë, apo diktatori, i urryer ashtu siç mund vetëm ai të jetë. Ne do t’i zëmë hundët dhe do të shtrëngojmë duart me hajdutët vulgar. Do ta thirrim bandën tonë të angazhuar “të ekspertëve”, “komentuesve” dhe “analistëve” të trillojnë një seri arsyetime dhe justifikime për sjelljen e tij të neveritshme, që nga zhvillimet dhe reformat ekonomike deri tek dinakëria politike, dhe ndërsa të gjitha angazhimet nuk japin rezultat, ne do t’i kthehemi fjalorit Kessinger- Albright dhe do të fusim ndonjë “realizëm politik.”

Është ironike, ndërsa 85 % të qytetarëve me të drejtë vote në Turqi iu përgjigjën zgjedhjeve parlamentare, afërsisht përqindje e njëjtë egjiptase kolektivisht u përmbajtën nga pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare kaotike në Egjipt. Në këtë mënyrë mohuan ‘feldmareshalin’, dhe bashkëmendimtarët e tij në Washington dhe Londër të cilët ishin të detyruar ta fshehin këtë fakt.

Ndërsa Erdogani u përgojua dhe u qortua, Es-Sisit iu shtri qilimi i kuq. Megjithatë, ndërsa njëri nxori shtetin e tij në rrugën e demokracisë, pas pesë grusht-shtetesh dhe dekada të sundimit ushtarak, tjetri brutalisht ndaloi eksperimentin e popullit të tij në arritjen e demokracisë.

Nënkuptohet, në fshehjen e rezultateve të zgjedhjeve turke, ata që kanë votuar për AKP qenkan masë e mashtruar me “përhapjen e frikës” apo “propagandës nacionaliste” të Erdoganit. Sipas tyre, kinse ai shumë herë ka përsëritur dhe shkaktuar fobi nga jostabiliteti ekonomik dhe pasiguria. Thua se Turqia nuk paska të drejtë të frikësohet për sigurinë dhe interesat e saj, derisa kriza troket në të gjithë kufijtë, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthore; nga Siria, Iraku, Jemeni dhe Libia ata pranuan mbi dy milion refugjatë, ndërsa në të njëjtën kohë Evropa dhe SHBA-të nuk duan të pranojnë as çerekun e atij numri.

Elektorati milionësh që mori pjesë në zgjedhje bënë zgjedhje të vetëdijshme, duke ua dhënë votën atyre tek të cilët besojnë se përfaqësojnë interesat e tyre dhe i përgjigjen frikës së tyre legjitime (siç veprojnë zgjedhësit në çdo shtet demokratik anembanë botës).

Këtu, si dhe në shumicën e raporteve dhe komenteve rreth Lindjes së Afërme, shumica e gazetarëve dhe analistëve perëndimorë dëshmoi se nuk janë në gjendje të perceptojnë gjendjen jashtë kufijve të lajmeve të zakonshme, apo të anashkalojnë  pengesat ideologjike dhe kulturore që të kuptojnë realitetin dhe kuptimin e veprimit të burrave dhe grave të zakonshëm apo motiveve të tyre.

Ato i tregojnë simptomat e asaj që mund të përshkruhet si eurocentrizëm, egocentrizëm apo orientalizëm. Vëzhguesit e jashtëm nga kohërat kolonialiste, misionare, ose funksionar kolonial, morën formë të re moderne: ekspertë, komentues, apo korrespodent të cilët janë dërguar nga metropoli i vjetër në periferi të perandorisë. Por struktura e diskursit dhe përmbajtjes së saj në masë të madhe mbeten të pandryshueshme, ndërsa mesazhet e koduara reprodukohen në forma të reja.

Një pakicë e vogël në regjion e merr me seriozitet retorikën e perëndimit rreth demokracisë. Pas pushtimit  dhe shkatërrimit të Irakut, të armatosur me premtime rreth demokracisë dhe emancipimit, ajo instaloi despot sektarian. Në vend të aromës së ëmbël të paqes, Bagdadi u zhyt në kutërbimin e vdekjes dhe tymit të luftës civile dhe terrorizmit. Ndërsa Obama më nuk këndon rreth famës së revolucionit të Janarit, dhe as që dëshiron të jetë opozicionar në tregun Tahrir. Revolucionarët kalben në bodrumet mesjetare deri sa rojtari i tyre zbavitet në metropolet perëndimore.

Dhe në vend që gishti t’u drejtohet tiranëve të vërtetë në Lindjen e Afërme dhe të thirren në përgjegjësi, ato kritikojnë dhe demonizojnë kryetarin e vetëm të zgjedhur në mënyrë demokratike (me përjashtim të Tunisit në Afrikën veriore).

Prandaj, politikanëve perëndimorë, komentuesve ushtarak dhe “ekspertëve”: kur është në pyetje demokracia në regjion, më së mirë të heshtin.

Autor: Sumeja Ganushi

Përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampress)

Artikulli paraprakAktivitete kulturore Islame në Afrikën Perëndimore
Artikulli vijuesDimri e gjen të papërgatitur Evropën ndaj refugjatëve