Dimri e gjen të papërgatitur Evropën ndaj refugjatëve

Bashkimi Evropian po përballet me dyndjen më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore e këtej.

Por dimri që po afron është shqetësues për të gjithë.

Me mijëra emigrantë që presin në kufirin Slloveni-Austri mundohen të mbijetojnë në kushte të vështira.

Emigrantëve që përpiqen të mbërrijnë në Evropë përveç kushteve të vështira u duhet të luftojnë dhe me motin e ftohtë.

Pas mbylljes së kufijve nga Hungaria, refugjatët iu drejtuan Sllovenisë dhe vazhdojnë të presin për orë të tëra në temperatura nën zero për të kaluar kufirin e Austrisë.

Me mijëra refugjatë mundohen të ngrohen duke ndezur zjarre në hapësirat e lira pranë kufirit.

Qeveria sllovene thotë se kushtet në kampet e saj do të jenë gati për të pritur dimrin.

Ndërkohë që vazhdojnë punimet për ndërtimin e kampeve të reja, autoritetet sllovene hapën dyert e kampit Shentil për gazetarët.

Ekipi i TRT-së hyri në një çadër të pashënuar nga autoritetet dhe u përball me kushte aspak të shëndetshme.

Në këto çadra, ku qëndrojnë me mijëra njerëz, ka edhe shumë fëmijë dhe të moshuar.

Nga ana tjetër bie në sy vëmendja që tregojnë fondacionet gjermane ndaj fëmijëve të emigrantëve që qëndrojnë në këtë kamp.

Shumë vullnetarë gjermanë merren me argëtimin e fëmijëve.

Artikulli paraprakErdogani, El-Sisi dhe dyfytyrësia e Perëndimit
Artikulli vijues“Ezani në vendet muslimane është simboli i së ardhmes”