Erdogani më 13 maj në Shqipëri

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan do të mbërrijë më 13 maj në Shqipëri për një vizitë zyrtare, me ftesë të presidentit të Republikës Bujar Nishani.
Kreu i shtetit turk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së homologut të tij shqiptar. Ai pritet të takohet me të gjithë krerët shqiptarë.
 
Kjo vizitë ishte parashikuar të kryhej vitin e shkuar po në muajin maj, por u anulua për shkak të tragjedisë që ndodhi në një minierë në Turqi, ku humbën jetën qindra minatorë.
 
Ftesa për të vizituar vendin tonë në vitin 2014 ishte bërë nga kryeministri Edi Rama, pak kohë pasi ata ishin takuar në Kosovë së bashku me ish-kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. 
Artikulli paraprakJevtiq kërkon grup ndërkombëtar për kthimin e serbëve
Artikulli vijuesBale largohet nga Reali për shumë rekorde