Vetëvritet një polic shqiptar

Një oficer policie i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me pistoletën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Nr. 9 të Korçës.

Policia lokale bëri me dije se i ndjeri është shtetasi Erion Bino, 30-vjeç, raportojnë mediat në Shqipëri. 

Ai ka qëlluar veten me një plumb me armën e zjarrit, tip pistoletë.

Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, Bino nuk mundi të mbijetonte. Grupi hetimor ka nisur hetimet për rastin. 

Artikulli paraprakTë premten Kuvendi diskuton për Gjykatën Speciale
Artikulli vijuesRamush Haradinaj me birra për "Iftar"