Erdogani u bën thirrje vendeve islame të tregojnë solidaritet mes tyre karshi zhvillimeve

Presidenti turk ka dhënë një intervistë për një prej televizioneve të botës arabe, Rotana, ku ka folur mbi një sërë temash, si për ato të lidhura ngushtësisht me vendin e tij, ashtu dhe për ato që janë përtej caqeve të Turqisë.

Erdogani ka folur për zhvillime jopozitive kundrejt botës islame, duke marrë si shembull Turqinë dhe Arabinë Saudite.

“Turqia dhe Arabia Saudite po vihen në shenjë. Ne i shohim të gjitha planet dhe kurthet e drejtuara nga bota islame,” ka thënë ai, duke i nxitur vendet islame të tregojnë solidaritet e të bashkohen mes tyre.

“Së paku 600.000 janë vrarë në Siri për shkak të luftës në vijim, dhe bota islame duhet të bashkëpunojë më ngushtë para se të jetë shumë vonë.”

Kryetari i shtetit turk e ka shpjeguar me detyrën islame dhënien strehë rreth tre milionë refugjatëve sirianë, duke nënvizuar po ashtu se Turqia nuk ka qëllime ekspansioniste ndaj Sirisë.

Në lidhje me situatën në Irak, Erdogani ka sqaruar sa i përket Mosulit, “Pasi nga Mosuli të jetë larguar ISIS-i, në të do të qëndrojnë vetëm arabët sunnitë, turkmenët dhe kurdët sunnitë.”

Një temë tjetër ka qenë ajo e marrëdhënieve të Turqisë me Egjiptin.

“Proesi për normalizimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Egjiptit mund të fillojë nëse lirohen udhëheqësit e burgosur të qeverisë egjiptiane të zgjedhur demokratikisht,” ka bërë të qartë Erdogani, duke e patur fjalën për lirimin e Muhammed Mursit me shokë.

Bisedimet në nivel presidencial mes dy vendeve janë përjashtuar prej tij, duke u çmuar si joetike për momentin./tesheshi.com/

Artikulli paraprakA doni të shkoni për pushime në Aleppo? (Video)
Artikulli vijuesKelmendi nuk merr përgjigje për seancën e Thaçit, flet edhe për “puçin” në PD!