Trump: Do të bashkëpunojmë me të gjithë aleatët kundër DEASH-it

U.S. Republican presidential candidate Donald Trump speaks at the Family Leadership Summit in Ames, Iowa, United States, July 18, 2015. REUTERS/Jim Young - RTX1KTWT

Presidenti amerikan përsëriti premtimin për luftë kundër organizatës terroriste DEASH dhe emigrantëve ilegalë në vend

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump gjatë fjalimit të tij para Kongresit amerikan paralajmëroi bashkëpunim me të gjithë aleatët në luftën kundër organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Trump me këtë rast kujtoi edhe për hapat e marra në fushën e ekonomisë. Përveç kësaj, presidenti amerikan përsëriti premtimin për luftë kundër organizatës terroriste DEASH dhe emigrantëve ilegalë në vend dhe theksoi se dëshiron të arrijë unitet në vend.

Ai paralajmëroi edhe masat për të cilat konsideron se janë të nevojshme për të vendosur siguri në SHBA dhe kujtoi sulmet terroriste në këtë vend dhe në Evropë dhe përsëriti vendosmërinë e luftës kundër DEASH-it.

“Do të punojmë me të gjithë miqtë dhe aleatët, duke përfshirë edhe ato në botën islame për të çrrënjosur nga faqja e dheut këtë armik të neveritshëm”, u shpreh Trump.

Ai deklaroi se ka urdhëruar Departamentin e Mbrojtjes (Pentagonin) që të përgatisë një plan “që DEASH, i cili vret gra, burra dhe fëmijë pa marrë parasysh përkatësinë fetare, të mposhtet.”

Krahas kësaj, ai shtoi se kanë filluar aktivitetet për rritjen serioze të buxhetit të Pentagonit. “Dua të përgatitet një nga rritjet më të mëdha të buxhetit në historinë amerikane dhe t’ia dërgoj buxhetin Kongresit me të cilin sërish do të ndërtohet ushtria”, shtoi Trump. Ai përsëriti qëndrimin se në kufirin me Meksikën do të ndërtojë murin i cili duhet të kontribuojë në sigurinë e SHBA-ve.

“Së shpejti do të fillojë (ndërtimi) dhe kur të jetë gati, do të jetë një zgjidhje efikase kundër krimit dhe trafikimit të drogës”, deklaroi Trump.

Ai konsideron se deri tani nuk janë marrë hapa të duhur kur është fjala për mbrojtjen e kufijve dhe se ligjet aktuale nuk janë zbatuar në mënyrë efikase. Presidenti amerikan ka theksuar se administrate e tij do të ndryshojë këto ligje.

Artikulli paraprakKryeministri i Japonisë nën presion pas skandalit në shkolla
Artikulli vijuesSuedia, Britani dhe Franca reagojnë për veton e Rusisë dhe Kinës