Erëzat që ndihmojnë kundër kancerit, sipas Shendeti.com, janë:
Xhenxhefili: ka kohë që përdoret në mjekësinë popullore për të luftuar ftohjet dhe kapsllëkun. Këshillohet të përdoret xhenxhefili i freskët dhe jo pluhur, për shkak të vetive kurative që ajo mbart. Xhenxhefili tashmë këshillohet edhe për stomakun e dobët gjatë trajtimit të kancerit.
Specat djegës: përmbajnë kapsacinë, një përbërës ky që ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve. Por specat djegës duhet të përdoren me shumë kujdes dhe në sasi të vogla, sepse ato mund të shkaktojnë djegie nëse bien në kontakt me lëkurën.
Hudhra: Përdorimi i saj ul rrezikun e kancerit të stomakut, zorrës së trashë, ezofagut, pankreasit dhe gjirit. Duket se hudhra mund të ndihmojë kundër kancerit nëpërmjet mekanizmave të shumta, duke penguar kështu infeksionet bakteriale dhe formimin e substancave kancerogjene. Hudhra ndihmon në detoksifikim dhe rrit sistemin imunitar, duke ndihmuar kështu edhe në uljen e presionit të gjakut.
Mentja (mendërza): ka mijëra vjet që përdoret për tretjen, lehtësimin nga gazrat, dispepsinë, dhimbjet e barkut dhe diarrenë. Ajo ndihmon veçanërisht në kancerin e stomakut, sepse qetëson muskujt e tij dhe përmirëson rrjedhjen e lëngut të tëmthit, duke bërë të mundur që ushqimi nëpër stomak të kalojë sa më shpejt.
Kamomili: mendohet të ketë përfitime medicinale dhe është përdorur për një sërë sëmundjesh. Kamomili mund të përdoret si gargare për trajtimin e plagëve në gojë të shkaktuara nga kimioterapia dhe rrezatimi. Çaji i kamomilit mund të jetë një tjetër mënyrë për të menaxhuar problemet e tretjes, përfshirë këtu edhe dhembjet e stomakut. Ndihmon në kontraktimet e muskujve, veçanërisht muskujt e butë të zorrëve.