Bllokimi i memorjes, shkaqet dhe mënyrat e rikuperimit

Zbuloni shkaqet e ketij fenomeni dhe shfaqjes se amnezise si nje shqetesim i vertet mendor.

Te harrosh per nje moment se cfare keni ngrene per darke, ku keni parkuar, etj eshte dicka normale, por ndonjehere na ndodh qe edhe gjetja e nje emri apo numri telefoni qe e perdorim gjithnje te kthehet ne nje mision te pamundur. Zbuloni shkaqet e ketij fenomeni dhe shfaqjes se amnezise si nje shqetesim i vertet mendor.

Memorja ose aftesia per te ruajtur, perpunuar dhe marre informacione kur eshte e nevojshme, eshte nje mekanizem i mahnitshem po te mendohet se sa shume impute merre gjate gjithe jetes. Duke perjashtuar rastet e crregullimeve si pasoje e moshes, abuzimeve te droges, medikamenteve farmaceutike, alkoolit apo demtimve te renda ne tru dhe semundjeve te ndryshme ndodhe qe shume njerez te ankohen per humbjen e perqendrimit, amnezine me frekuence te rritur dhe humbje te kujteses.

Specialistet shpjegojne se ne keto raste kemi te bejme me nje dukuri psikologjike qe shpesh lidhet me rritjen e nivelit te stresit te jetes se perditshme, gje qe ben qe mendja te behet e paafte per te seleksionuar dhe per te eleminuar te dhenat relevante per t’i lene vend atyre me te rendesishmeve, duke krijuar konfuzion dhe veshtiresi ne kujtese.

Lodhja, ankthi dhe depresioni cojne ne mungesen e interesit dhe shtojne veshtiresite per te mbajtur perqendrimin aktiv ne aktivitetet e ndryshme. Shpesh keto elemente jane prelud per crregullimet me kujtesen dhe simbolizojne premisat e nje depresioni te mundshem. Por ekzistojne disa keshilla praktike per te rikuperuar kujtesen dhe per te permiresuar shendetin fizik dhe mendor.

Menyra me e mire eshte qe te mos hezitoni per te bere disa pushime te shpeshta dhe te shkurtra gjate dites. Nese ju punoni ne zyre pa levizur para nje kompjuteri eshte e domosdoshme qe here pas here te shkeputet shikimi nga ekrani i kompjuterit, te ecni ose thjeshte te coheni dhe te uleni serish dhe nese keni mundesi te beni edhe nje sy gjume gjate pasdites suaj per rigjenerimin e energjive tuaja.

Gjithashtu duhet te mesoni ti thoni jo rutines duke ndryshuar shprehite tuaja qofte edhe vetem per te ndryshuar rrugen qe beni cdo dite per ne shtepi. Shume e keshillueshme eshte edhe ndalimi i pirjes se duhanit, perdorimi i substancave anti-stres, ose elementeve te tjere si magnez, acidi folik, vitamine B9 si edhe konsumimi i produkteve ushimore si mishi i bardhe, melcia, fasulet, spinaqi, lengu i rrushit, etj. Dhe si pefundim duhet te zbavitni memorjen dhe trurin tuaj me ane te praktikimit te lojrave formuese, pazellit, fjalekryqit, videolojrave kompjuterike, gjuhes se huaj praktike./IKB/kohaislame

Artikulli paraprakRrahje midis nxënësve shqiptarë e maqedonas në Shkup
Artikulli vijuesSipas hulumtimeve, 60% e iPhone-ve tani me iOS 6