ESADI DJEG PYJET NË KUFIRIN ME TURQINË

0
141

Pretendohet se ushtria e varur nga Esadi këtë herë u ka vënë zjarrin pyjeve që ndodhen afër kufirit turk, ku janë fshehur opozitarët.

Zjarri ka rënë në zonat afër kufirit me Turqinë dhe bëhet e ditur se ka kaluar edhe në anën e Turqisë.

Zjarri është vënë në 20 pika të ndryshme të kufirit dhe nga ana e Sirisë nuk është bërë asnjë ndërhyrje për shuarjen e zjarreve.

Flakët e zjarrit hynë edhe në Turqi, në vendin afër nënprefekturës Jajladaë (Yayladağı).

Mësohet se zjarri është përhapur shumë shpejtë.

Ekipet turke që prisnin në gatishmëri në kufi nisën punimet për marrjen e flakëve të zjarrit nën kontroll.

Nga ana tjetër vazhdojnë largimet masive nga Siria drejt kufirit turk.

Në orët e para të ditës së sotme nga qyteti kufitar i Hatajit në Turqi hynë 155 sirianë, 19 pre të cilëve janë ushtarakë.

Refugjatët sirianë u dërguan në Shanllëurfa (Şanlıurfa), ku dhe do të sistemohen.

Numri i shtetasve sirianë që kanë ardhur deri tani në Turqi i ka kaluar të 25 mijët./trt/kohaislame