Sulmohet ambasada ruse në Tripoli, evakuohen rusët nga Libia

inistria e Punëve të Jashtme në Moskë njofton se ambasada e saj në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, është sulmuar të mërkurën, dhe se një person i armatosur ka provuar të hyjë në ndërtesat e ambasadës.

Një zyrtar i ministrisë ka thënë për Itar-Tass se “sipas informative të para, asnjë diplomat rus nuk është lënduar gjatë këtij incidenti”.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Libisë ka raportuar se sulmi besohet të ketë ardhur në shenjë proteste ndaj vrasjes së një oficeri të Libisë nga ana e një gruaje ruse në Tripoli të marten.

Diplomatët rusë dhe familjet e tyre në Libi janë evakuuar pas sulmit me bombë në Ambasadën e Rusisë në Tripoli.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se punonjësit e ambasadës dhe familjet e tyre kanë kaluar kufirin për në Tunizi të enjten, një ditë pas sulmit.

Vendimi për evakuimin e stafit rus dhe familjarëve ka ardhur pasi ministri i Jashtëm i Libisë i ka thënë ambasadorit rus në Tripoli se Libia nuk është në gjendje të mbrojë misionin diplomatik.

Artikulli paraprakIrak, kryengritësit rrëzojnë një helikopter ushtarak të regjimit
Artikulli vijuesRritet prodhimtaria e mjaltit‏