Laptopi më i lehtë në botë

0
158

… dhe nuk është as Acer, as Lenovo dhe as Asus? Jo. Gigabyte është pronari krenar i laptopit më të lehtë në botë i cili bazohet në standardin ultrabook të Intelit.

Gigabyte X11 do të punohet nga fijet e karbonit dhe do të peshojë vetëm 975 gramë, që është për 105 gramë më pak se MacBook Air 11,6-inçësh i Apple. Akoma nuk dihen specifikimet komplete, por dihet që X11 po ashtu do të ketë diagonale të ekranit prej 11,6”, procesor Ivy Bridge, SSD me 128 GB, dy porte USB 3.0 dhe Bluetooth 4.0. Lansimi i këtij laptopi është caktuar për muajin korrik, ndërsa do të kushtojë prej 999 deri 1299 dollarë, varësisht nga specifikimet./koha/kohaislame