Kryes të panjohur kanë kryer vjedhje të rëndë në xhaminë “Arabat” të locuar në kompleksin “Arabati baba teçe” në Tetovë, me ç’rast janë marrë njëzet mijë denarë, informoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
Sipas të dhënave të tij, vjedhja është kryer dje në preiudhën ndërmjet orës 5:00 dhe 12:00 pasi që kryesit së pari, me përdorimin e mjetit të fortë e kanë thyer cilindrin e bravës të derës së hyrjes, e më pas nga arka metalike, kur e kanë hapur, kanë marrë 20 mijëp denarë në apoenë të ndryshëm.
Me paratë e vjedhura, të pavërejtur nga askush, kanë ikur në drejtim të panjohur. Vjedhjen në polici e ka paraqitur Xh.S. (36), i punësuar në Bashkësinë fetare islame Tetovë. Ekipi i policisë kreu ekspertizë dhe ndërmori masa dhe aktivitete për ndriçimin e plotë të rastit dhe zbulimin e kryesve”, tha Josifovski.