Eskalon protesta, forcat policore shpërndajnë protestuesit

Protestuesit hedhnin gurë dhe goditnin me shkopinj mburojat e policisë, ku dhe u thyen disa dritare të ndërtesës së Qeverisë
 
  Gjatë protestës për një moment një pjesë e protestuesve kaluan rethojat mbrojtëse dhe tentuan që të hynë në Qeveri, mirëpo u ndaluan nga ana e policisë dhe nuk pati incidente serioze. Më vonë, plagosja e disa protestuesve, përfshirë dy pjestarë të forcave policore dhe një reporteri, përshkallëzuan situatën para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Protestuesit hedhnin gurë dhe goditnin me shkopinj mburojat e policisë, ku dhe u thyen disa dritare të ndërtesës së Qeverisë. Pasi protestuesit sulmuan polcinë, pjestarët e forcave policore bllokuan njërën anë të rrugës para Qeverisë, me çrast protestuesit u larguan në drejtim të Katedrales. Disa persona u plagosën dhe u dërguan në Qendrën Klinike, disa të tjerë u arrestuan. Protestat e sotme ishin të dhunshme me përdorimin e forcës nga ana e policisë dhe nga disa prej protestuesve.
 
Forcat policore ndanë protestuesit në të dy anët e Bulevardit “Kliment Ohridski” dhe reth orës 23 tensioni u qetësua. Në protestë nuk kishte simbole partiake. Disa protestues që kishin lidhur flamurin maqedonas dhe shqiptar, filluan të këndojnë himnin e Maqedonisë. Protestuesit me brohoritjet e tyre, si “Dorëheqje”, “Nuk ka drejtësi”, “Nuk ka paqe”, kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska.
 
Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ivo Kotevski, njoftoi se dhjetëra policë janë të plagosur, prej të cilëve njëri është i plagosur rëndë dhe është dërguar në spital. “Ai është transportuar në Qendrën Emergjentë. Shkatërruan shumë automjete, oficerë u sulmuan, mirëpo grupi i protestuesve është shpërndarrë”, tha Kotevski, dhe shton se detaje më të hollësishme do të shpallen gjatë ditës së nesërme.
 
Kotevski nuk njoftoi numrin e protestuesve të arrestuar dhe të lënduar.
Artikulli paraprakAngli, Në tubim elektoral i ndajnë – Burrat veç, gratë veç!
Artikulli vijuesGjykata Serbe Liroi ish Ushtarin e UÇK-së