Angli, Në tubim elektoral i ndajnë – Burrat veç, gratë veç!

0
155
Partia Laburiste në Angli është në qendër të kritikave pas këtyre fotove, të bëra në një tubim elektoral në Birmingham.
Gratë dhe burrat ishin ulur të ndarë në një qendër islamike.
Figura të njohura të partisë si Liam Byrne, Tom Watson apo Jack Dromey ishin në këtë aktivitet elektoral.
Laburistët kanë mohuar se i kanë detyruar të pranishmit të ulen në bazë të gjinisë.
Sipas Daily Mail, në qendër të takimit ishte kandidati për deputet, Khalid Mahmood, që thotë se po lufton kundër segregacionit në shkolla.
Ai tha se askush nuk u tha njerëzve të ulen ashtu.
“Thjesht ndodhi”, tha Mahmood.