EULEX: Anëtarët e LDK-së janë vrarë për motive politike

Hetuesit e EULEX-it dyshojnë se dhjetëra anëtarë të LDK-së janë vrarë vetëm pse ishin kundërshtarë të PDK-së. Njësia për hetimin e krimit të organizuar e Policisë së EULEX-it ka renditur dhjetëra raste të vrasjeve prej Xhemajl Mustafës e deri tek ajo e Shaban Manajt, të cilat i ka konsideruar si krime të motivuara politikisht. Prapa këtyre vrasjeve, vrasjeve në tentativë, rrahjeve e kidnapimeve, sipas hetuesve, qëndron një organizatë e mirëfilltë e financuar mirë.

Ky raport i nënshkruar nga hetuesi Gary Fainsworth, që ka të bëjë me hetimet e krimeve të ndryshme, të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, thekson se më 3 tetor 2011 është lëshuar një “dokument i klasifikuar” me qëllim të shqyrtimit të tipit të vrasjeve profesionale dhe veprat penale të ndërlidhura me to, që janë kryer ndërmjet 1999 dhe 2001, të personave me lidhje të njohura ose me ish-regjimin serb apo me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

EULEX përmend emrat e personave të vrarë dhe të atyre ndaj të cilëve ishte bërë përpjeke të vriteshin.koha/kohaislame

Artikulli paraprakTURQIA VIHET NË VEPRIM NDAJ MASAKRAVE NË BIRMANI
Artikulli vijuesGjithmonë president