EULEX-i konfirmon bastisjen për krim të organizuar

Ndërkohë, rreth bastisjes në fshatin Dolan të Zveçanit, është prononcuar përmes një komunikate edhe EULEX-i.

Në komunikatë theksohet se “Sot në mëngjes, nën mbikëqyrjen e prokurorit të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës, policia e EULEX-it nga Njësia Hetimore për Krimin e Organizuar dhe Njësia e Policisë Speciale zhvilluan bastisje në veri të Kosovës në fshatin Dolan pranë Zvecanit. Bastisja u krye në lidhje me një hetim mbi krimin e organizuar, vjedhje, kontrabandim mallrash dhe trafikim droge.
Gjatë bastisjes, e cila u autorizua nga një gjykatës i EULEX-it, u konfiskuan dy armë, municion dhe dokumente”.
Në komunikatë nuk përmendet familja Veselinoviq, por këtë e konfirmojnë mediet serbe./koha/kohaislame

Artikulli paraprakPas Çikagos, protesta dhe krizë politike në Maqedoni
Artikulli vijuesSerbët paralajmërojnë protesta të përditshme në veri