Me hyrjen në treg me çmime të pabesueshme të kompanisë private Pegasus në vitin 2011 distanca Prishtinë-Stamboll u shkurtua edhe më shumë.
Fluturimet me avion Prishtinë-Stamboll tani edhe më lirë
Qytetarët e Kosovës kanë traditë të vjetër të udhëtimeve në Stamboll dhe vende të tjera të Turqisë. Udhëtimet në të kaluarën bëheshin për ti vizituar të afërmit e tyre që dikur kishin imigruar nëpër Turqi, si dhe për qëllime tregtie. Por, këto udhëtime kryesisht bëheshin me autobusë, për shkak se nuk kishte ndonjë linjë aeroplani.
Më pastaj u hap linja e parë drejt Turqisë me aeroplanë të Turkish Airlines. Por, çmimet e biletave ishin shumë të larta me një mesatare që sillej rreth 240 euro kthyese. Prandaj, linjat e autobusit me një çmim prej 50 eurosh kthyese, vazhduan edhe më tej për të qenë forma më e pranueshme e udhëtimit.
Në vitin 2007, Bullgaria hyri në Bashkimin Europian dhe vendosi viza për qytetarët e Kosovës, të cilët donin të kalonin nëpër territorin e Bullgarisë.
Vizat kushtonin rreth 60 euro, por edhe vet Agjencitë e udhëtimit i shtrenjtuan biletat e autobusit deri në 90 euro kthyese, që bashkë krijonin një çmim shumë të lartë në krahasim me të dikurshmit.
Prandaj kostoja e udhëtimit për në Turqi u rrit dukshëm me autobusë. Kjo gjë bëri që linjat e shumta të autobusëve që ekzistonin dikur në relacionin drejt Turqisë, për shkak të uljes drastike të numrit të udhëtarëve, filluan të largoheshin nga tregu në mënyrë dramatike.
U paraqit nevoja e uljes së biletave të aeroplanit, por Turkish Airlinesi nuk i ulte dot aq sa pëlqehej.
Por, me hyrjen në treg të kompanisë private Pegasus në vitin 2011 ndryshoi gjithçka në sektorin e aviacionit dhe çmimeve drejt Stambollit nga Prishtina.
Pegasus filloi të fluturonte me çmime të pabesueshme deri atëherë, gjë që bëri që edhe THY ti ulte dukshëm çmimet e biletave.
Në këtë emision për “Marrëdhëniet ekonomike Turqi-Kosovë”, do të trajtojmë temën e aviacionit civil, përkatësisht të linjave të fluturimeve Prishtinë-Stamboll.
Fluturimet me avion Prishtinë-Stamboll tani edhe më lirë
Z.T.: Adnan Akçay është person me përvojë sa i përket sektorit të aviacionit civil. Ai ka punuar edhe për THY-në, kurse sot punon për Pegasusin, përkatësisht është Agjent i Përgjithshëm i shitjes së biletave të Pegasus për Kosovë e Shqipëri.
Akçay: “Unë që në vitin 1997, në Shqipëri kisha shkuar si drejtor i shitjes për THY (Aerokompani shtetërore turke). Në vitin 2002, bordit të drejtorëve të THY-së kam dorëzuar një raport për të filluar me fluturime në Kosovë. Në këtë raport 52 faqesh, kam potencuar rëndësinë e mbulimit nga ana e THY-së, të trekëndëshit Tiranë, Shkup dhe Prishtinë. /Bordi i drejtorëve e pranoi, kurse unë në vitin 2002, e fillova me THY-në. Më pastaj isha drejtor në Shqipëri dhe në Tiranë. Në vitin 2004 u largova nga THY. Ne 15 vite kemi qenë Agjenci e Përgjithshme e Shitjes për THY-në. Pra, si AMK internacional, këtu jemi që nga viti 2002, kurse në Shqipëri ekzistojmë qe 20 vite./Pastaj me një vendim të THY, është vendosur që të hiqen Agjencitë e Përgjithshme të Shitjes, dhe në vend të tyre të hapen zyrat e tyre përfaqësuese. Rrjedhimisht me mirëkuptim u larguam, kurse pastaj Pegasus-i duke e pasur parasysh përvojën time në këtë sektor, më dha të drejtën për të krijuar Agjencinë e Përgjithshme të Shitjes për ta”, shprehet Akçay për Zërin e Turqisë.
Z.T.: Z. Akçay thotë se në të njëjtën kohë janë edhe Agjenci e Përgjithshme e Shitjes për Shqipëri. Janë duke shikuar për të njëjtën gjë edhe në Shkup. Po, çfarë është Pegasus (PGS)?
Akçay: “PGS Airlines është një kompani me kosto të ulët. Në çmimin e biletës nuk përfshihet shërbimi i ushqimit. Udhëtarët kanë të drejtë për sasi më të vogël të bagazhit. Është një praktikë e përgjithshme botërore për kompanitë me kosto të ulët, bile në shumë prej tyre nuk jepet e drejta fare për bagazh gratis./ Profili i udhëtarëve të THY dhe i PGS dallojnë. THY është një kompani shumë e madhe publike, e cila fluturon në çdo cep të botës. Ne jemi më të kufizuar, ne fluturojmë në 89 pika botërore. Në Evropë, lindje të mesme, në shtetet turke, në Rusi po ashtu fluturojmë. Por PGS është një kompani në zhvillim, tani ka arritur marrëveshje me Airbusin për blerjen e 100 aeroplanëve, marrëveshje e cila është garantuar nga shteti i Turqisë. Tash për tash, në Turqi në sektorin privat, firma më e madhe është PGS”, shton ai.
Z.T.: A kanë ankesa udhëtarët, pyetëm në vazhdim z. Akçay?
Akçay: “Ndodhë që udhëtarët kryesisht të ankohen për kufizimin e bagazhit deri në 20 kg, por jemi të detyruar me këtë sepse çmimet janë shumë të lira. Prandaj fitimet shtesë PGS i siguron nga shitja e kilogramëve për bagazh, apo nga shitja e ushqimit gjatë fluturimit. Kurse në THY është 40kg, edhe atë unë kisha vendosur në kohën kur punoja aty, duke e marrë parasysh se zhvillohej turizmi përkatësisht tregtia me bagazh”, thotë Akçaj.
Z.T.: Aterrimet e PGS në aeroportin Sabiha Gokcen që ndodhet në pjesën aziatike të Stambollit, a janë dis-avantazh apo ndoshta avantazh për juve?aeroporti sabiha gokcen
Akçay: “Ata të cilët duan të qëndrojnë në pjesën e Kadikoj, pra në pjesën aziatike të Stambollit, ata të cilët vazhdojnë për në Bursa, në Adapazari, Kocaeli, është epërsi aterrimi në aeroportin Sabiha Gokcen. Por ata të cilët duan të qëndrojnë në pjesën përballë, pra në pjesën evropiane është dezavantazh. Por, duhet të theksoj, se nga Sabiha Gokcen ka linja shumë të rregullta të autobusëve publikë e privatë, të cilët me një çmim shumë të arsyeshëm ju dërgojnë në pjesën evropiane. Pra, dallimi i vetëm është se nuk ka metro, ashtu si ekziston nga aeroporti i Ataturkut në pjesën evropiane. /Nga ana tjetër PGS ofron edhe linjë autobusi për ata të cilët udhëtojnë drejt Adapazarit apo Bursës.
Z.T.: Drejtori i agjencisë AMK z. Akçay, thotë se PGS është numër një për sa i përket çmimit të biletave përbrenda Turqisë, megjithë konkurrencën prej disa kompanive private si dhe kompanisë shumë të fortë THY:
pegasusAkçay: “Tek linjat përbrenda Turqisë ne kemi më shumë udhëtarë, por THY ka një profil ndryshe të udhëtarëve pasi ka linja si drejt Amerikës dhe lindjes së largët. Cmimet e biletave ne i kemi shumë të lira brenda Turqisë, shpesh çmimet i kemi më të lira se çmimet e linjave me autobus. Normalisht çmimet më të lira përfitohen gjatë rezervimeve më të hershme të biletave. Por, paksa në Kosovë apo në Shqipëri, zhvillimet po ndodhin më spontanisht, pra një apo dy ditë më herët, rezervimi i hershëm nuk po bëhet edhe aq sa duhet. Prandaj, kur thuhet se unë nesër dua të fluturoj, atëherë çmimi i dëshiruar nuk mund të gjendet lehtë.”
Z.T.: Po sa është kapaciteti i udhëtarëve, nëse krahasohen Prishtina, Tirana e Shkupi për të fluturuar me Pegasus?
Akçay: “Këtu në Prishtinë është shumë mirë. Mirë është edhe nga Shkupi. Gjatë vizitave të organizuara turistike nga Stambolli apo vendet e tjera të Turqisë drejt Ballkanit, qendra e nisjes është Shkupi. Pastaj nga Shkupi vizitohen vendet e tjera, si p.sh. vizitohet Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, apo Bosnja e Hercegovina, Dubrovniku etj. Pse është kështu? Sepse Shkupi ka bërë një veprim shumë të mençur. Shteti i Maqedonisë, përkatësisht ministria e turizmit e këtij shteti ka marrë një vendim shumë të mirë, që unë e v
lerësoj shumë.”
lerësoj shumë.”
Z.T.: Akçay shpjegon se Maqedonia është duke i subvencionuar Tur Operatorët për të sjellë sa më shumë turistë atje:
adnan akcayAkçay: “Për çdo udhëtar nga grupi i udhëtarëve që i sjellë një agjenci udhëtimesh, shteti i jep 20 euro përkrahje për person. Për këtë arsye Tur operatorët vendosin që grupet e turistëve ti sjellin së pari në Shkup. Kjo po të ndodhte në Kosovë do të ishte një mrekulli. Në realitet Kosova është në qendër të shteteve të Ballkanit. Shkupi është vetëm 80 km larg, Tirana, poashtu është afër. Udhëtarët në Shkup çka bëjnë, ushqehen, përdorin shërbimet e ndryshme të transportit, hotelet, blejnë suvenire, pra shteti përfiton shumëfish nga ai investimi fillestar prej 20 eurosh për person. Një veprim shumë i mirë, gjë që do të ishte shumë mirë po të ndodhte edhe në Kosovë.”
Z.T.: Po si është profili i udhëtarëve në kuptimin e shtetësisë, pra a fluturojnë kryesisht kosovarë apo ndoshta ka mjaft edhe nga Turqia?
Akçay: “Nga Turqia po vijnë shumë. Këtu ka shumë turq që punojnë. Poashtu vijnë edhe ata me prejardhje nga këto troje. Unë shoh se jemi miq me Kosovën. Këtë mos e merrni si kompliment, por e them shumë sinqerisht. Gjatë kohës së luftës, në Tiranë kishin ikur rreth 400 vetë nga Kosova. Unë atëherë isha drejtor në THY. Letërnjoftimet, pasaportat iu mungonin ose u ishin djegur. Megjithatë unë të gjithë ata i dërgova në Stamboll pa asnjë pagesë. Unë bisedova me Shoqatën e Kosovarëve në Aksaraj të Stambollit, të cilët dolën për ti pritur ata, duke i dërguar nëpër kampe.”
Z.T.: Tash në kohën e teknologjisë, secili mund të blej biletë edhe online përmes internetit, duke paguar me kartelë. Sa është përqindja e atyre që blejnë bileta në këtë formë në krahasim me ata të cilët blejnë përmes agjencive?
Akçay: “Ka që blejnë edhe online, por 70% blejnë përmes agjencive. Rreth 30% blejnë përmes internetit. Agjencitë kanë një fitim nga çdo biletë e shitur, sepse ofrojnë shërbim, kanë shpenzime, pagesën e qirasë, rrymës, ujit, punëtorët. Me internet ndoshta do të keni më lirë për 4-5 euro, por duhet ditur se çdo agjenci ofron një shërbim dhe në raste të rezervimeve më të mëdha japim zbritje. Rrjedhimisht kjo është shumë me rëndësi. ”
Fluturimet me avion Prishtinë-Stamboll tani edhe më lirë
Z.T.: Ju deklaruat se një kohë mjaft të gjatë jeni në Ballkan, përkatësisht në Shqipëri në fillim, dhe më pastaj në Kosovë. Pse keni zgjedhur Kosovën të vazhdoni karrierën e juaj të afarizmit?
Akçay: “Unë 9 vite kam qenë drejtor në Frankfurt, kam qëndruar në Londër, në Zvicër, në Libi, pra 21 vite kam kaluar jashtë Turqisë. Dhe së fundi isha drejtor i zyrës në Kadikoy të THY-së. Kadikoj është një vend më i madh se Izmiri. Por, në kohën tonë, në vendet e vështira dërgoheshin njerëz me përvojë. Një ditë drejtori i THY-së më thirri në telefon dhe më tha. “Adnan po të dërgojë në Tiranë”. Pse, e pyeta. Mos bëra ndonjë gabim? Jo nuk ke bërë gabim, por një herë në javë ka rënë fluturimi nga Shqipëria, shko rregullo situatën atje, më tha. Pastaj kur erdha unë në Shqipëri, nuk kishte punëtorë, as firma turke, dhe arrita të ngriti në 7 herë në javë. Tash është 14 herë në javë. Edhe këtu në fillim THY ishte 5 herë, kurse tash ka arritur në 14 herë. Pra, unë u dërgova këtej për të rregulluar sektorin. Falë Allahut dola ballë ndritur.”
Z.T.: Drejtori i firmës Adnan Akçay thotë se tash është i lumtur në Kosovë.
Akçay: “Ditët më të mira i kalova këtu. Njerëzit këtu janë më të afërt, kultura është më e afërt me neve. Në Frankfurt nuk isha kaq rahat. Këtu kultura është më e afërt, njerëzit janë më të shoqërueshëm, më miqësor, prandaj ende jam dhe punoj këtu, edhe punoj me kënaqësi bile./Edhe flamuri i Kosovës është kaltër e verdhë, dhe pasi që unë jam fans i Fenderbahces që i ka ngjyrat e njëjta, me siguri edhe kjo ka ndikuar që të ndihem më mirë këtu”, përgjigjet Akçay me një dozë humori.pegasus
Z.T.: Nga këndi i afaristit, çka duhet të ndryshojë në Kosovë për të bërë biznes më lehtë apo për tu zhvilluar ekonomia edhe më shumë?
Akçay: “Unë jam ekonomist, në Universitetin e Munihut kam përfunduar doktoraturën. Nuk flas për politikë dhe nuk më intereson. Por, çka mendoj? Tajvani ishte ndër shtetet më të varfra të botës. Por sot është ndër më të pasurit. Pse? Për shembull, fabrika e Nike në SHBA nuk ekziston, por ekziston në Tajvan. Po të isha unë, në një Zonë Industriale, në zemër të Europës sic është Kosova, investimet e huaja do t’i kisha tërhequr me sistemin bëje, ose prodho, dhe dorëzo. Sepse këtu krahu i punës është i lirë. Investimet e huaja shkojnë aty ku rrogat janë më të ulëta, njëjtë sikur në Tajvan apo në Kore. Mendoj se kjo gjë duhet patjetër të bëhet. Ata të cilët do të vinin këtu, do të hapnin fabrika, do të hapnin vende të reja pune, rrjedhimisht do të fitohej paraja, nga ato para do të blinin shërbime, banesa, shtëpi. Një profesor i imi i ekonomisë thoshte: “nëse qytetarët janë të pasur edhe shteti është i pasur”. Qytetarët do të paguajnë rrymën, ujin, do të udhëtojnë, do të blejnë, duke blerë do të fitojnë ata që shesin. Ky vend mund të bëhet kopshti i Europës. Këtu mund të zhvillohet industria e ushqimit organik, bujqësia, njashtu edhe në Zonat Industriale mund të vinin investime të jashtme. Por për të ndodhur kjo, shteti duhet të jetë një garantues i fortë. Për këtë duhet të formohet një departament i veçantë. Duhet të formohen institucionet e veçanta në mënyrë që ata ti ndërtojnë fabrikat e tyre sa më shpejt. Prandaj, pse Kosova të mos jetë një kopsht i Europës? Një shtet me 2 milionë qytetarë.”
Kur të bëhen të gjitha këto, thjesht nuk mund ta ndalni më Kosovën, thotë Akçay.
“Në Kosovë mund të bëhen shumë gjëra dhe sipas meje ardhmëria e Kosovës është e ndritur”, thotë Adnan Akçay, afaristi turk i cili vepron në Kosovë.
Realizoi për Zërin e Turqisë, M.Saragjolli/Prishtinë