Evolucioni i celularëve, modelet më të rëndësishëm të historisë

Për të gjithë ata që i’u intereson, apo dëshirojnë t’i rikujtojnë, se si celularët janë zhvilluar deri të mini kompjuterët e ditëve të sotëm, PCWorld iu prezanton evolucionin e tyre, përfaqësuesit më të rëndësishëm të botës së celularëve.

Motorola DynaTAC 8000X
Në vitin 1983 në ambientet e Motorola-s u prezantua celulari i parë i lëvizshëm. Me termin të lëvizshëm nënkuptojmë që nuk është dashur ta bartni në shpinë apo të posedoni veturë për ta shfrytëzuar. Peshonte gati një kilogram dhe kushtonte vetëm katër mijë dollarë.

Motorola MicroTAC 9800X
Pasi hapi epokën e “tullave”, siç edhe i kanë quajtur celularët e parë, Motorola edhe e mbylli atë epokë gjashtë vjet më vonë duke prezantuar modelin MicroTAC i cili mund të futej në xhep. Ky model ishte edhe i pari celularë me mbyllje të kapakut. Ky është dizajni i cili ndikoi në shumë modele të tjera më pas, edhe mundësoi formimin e lëvizjes dusbeg, hapja e celularit të mbyllur dhe përgjigjja në thirrje me një dorë.

Nokia 1011
Shumë shpejt në lojë u fut edhe kompania finlandeze Nokia e cila në vitin 1992 ngriti shkallën me celularin e parë GSM për prodhim masiv. Nokia 1011 ishte i pari i cili mbështeste mundësinë e pranimit të porosive SMS, me një problem të vogël sepse nuk mund ti dërgonte porositë. Kjo ngriti një pyetje të qartë. Prej nga vinin porositë?

Motorola StarTAC
Në mesin e viteve 90-të Motorola prodhon celularin e parë në formën e guacës, pamja e të cilit ishte inspiruar nga serialet origjinale të Star Trek. StarTac po ashtu ishte celulari i parë që kishte alarmin me vibrim i cili me të madhe bëri më të lehtë përdorimin e celularëve në situata delikate.

Nokia 9000 Communicator
Përgjigja e Nokia-s vjen me formën e Nokia 9000 Communicator. Edhe pse kishte tentime të mëhershme, Communicator ishte celulari i parë i mençur. Nga pamja e jashtme dukej si celularë normal, por hapja në mes shkaktoi entuziazëm të gjerë në fytyrat e përdoruesve me ekranin e saj LCD dhe tastierën QWERTY.

Nokia 5110
Në vitin 1998 Nokia fillon erën e dominimit në tregun e celularëve me modelin më të popullarizuar në atë kohë. Dukej se të gjithë kishin një celularë të tillë i cili njihej me forcën dhe jetëgjatësinë e vet.

Nokia 5110 po ashtu erdhi me mundësinë ndërrimit të fytyrës, që më vonë rezultoi me modele të shumta për celularë.

Nokia 3310
Mendimi ynë është se asnjë listë e celularëve nuk është komplet pa Nokia 3310. Me modelin 3210 ishte hiti më i madh në atë kohë, duke u shitur në më shumë se 126 milion copë. E mbajmë mend me katër lojëra, veçanërisht Snake II me të cilën e mbytnim kohën dhe e zhvillonim punën e gishtave. Mundësia e përbërjes së melodive na dha mundësinë ta tregojmë edhe kreativitetin tonë për muzikë, kurse për vetë këtë celularë lidhej legjenda për tastierën më të shpejtë për shkrimin e SMS-ve.

Sharp J-SH04
Ndërkohë që arriti ekrani me ngjyra për celular, në Japoni erdhën ide për bashkimin e fotoaparatit me celularë.

J-SH04 kishte të integruar kamerë prej 0,1 megapikselë dhe kështu shënoi fillimin e MMS-Së që e ngriti fenomenin e porosive në një nivel plotësisht të ri. Sot kamera e integruar është praktikisht pjesë përbërëse e çdo celulari.

BlackBerry 5810
Nuk është i pari i serisë BlackBerry, por ishte i pari që kishte integruar celularin dhe pajisjen PDA në një, por nuk kishe zërues dhe mikrofon, disa mund të thonë pjesët më të rëndësishme të celularit, për shkak të cilit përdoruesit duhej të përdornin kufjet. BlackBerry 5810 filloi një sërë suksesesh në treg edhe pse në fillim ishte dedikuar vetëm për përdorues biznesi.

Motorola RAZR V3
Motorola në vitin 2004 u kthye në dyert e mëdha me modelin RAZR V3, i cili më shumë kishte për qëllim të merrej me pjesën më moderne të botës. Me dukjen e vet dhe karakteristikave vendosi standarde të reja në dizajnin e celularëve, e përveç dizajnit, na ka mbetur në kujtesë me melodinë fillestare Hello Moto të cilën disa e pëlqyen, kurse disa e urryen.

Sony Ericsson W800
Me një numër të madh të funksioneve celularët shumë pak përdoreshin si telefon, e më shumë si fotoaparat, mp3 plejerë dhe organizues personal, gjë që Sony Ericsson e shfrytëzoi dhe prodhoi celularin e parë walkman.

Ishte ai një celularë i shkëlqyeshëm dhe mp3 player i cili na mundësonte dëgjimin e pandërprerë të muzikës, ndërsa ankesa e vetme ishte në joystick-in i cili shpesh prishej.

iPhone
Viti 2007 u shkrua me shkronja të arit tek të gjithë tifozët e prodhimeve të Apple, por edhe më gjerë. Atë vit doli iPhone-i i parë i cili shkaktoi revolucion në industrinë e celularëve. Për karakteristikat e tij është shkruar me qindra herë dhe është me rëndësi të thuhet vetëm se ka arritur deri në versionin e pestë, kurse gjatë çdo dalje të versionit të ri, numër i madh njerëzish kampojnë para dyqan
eve të Apple të furnizuar me ushqim dhe pije për disa ditë.

HTC Dream
Shpejt pas iPhone-it, në treg vjen HTC Dream, smartfoni i parë me sistemin operativ Android të Google-s i cili prezantonte alternativë më cilësore për shumë përdorues. Pas HTC-së shumë prodhues tjerë filluan me këtë sistem, kështu që Android sot është sistemi operativ për celularë më i shfrytëzuari në treg.(PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakShtatë gota ujë kundër dhimbjes së kokës
Artikulli vijuesMicrosoft’i heq Windows Live Messenger, fut Skype-in