Facebook ka aktivizuar veçorinë “Safety Check” pas tri shpërthimeve në Bruksel, ku mbetën të vdekur së paku 34 persona dhe 151 të tjerë të lënduar.
Kjo veçori, e cila u aktivizua edhe gjatë sulmeve në Paris në muajin nëntor, është krijuar për t’ju mundësuar përdoruesve të Facebook-ut t’i njoftojnë miqtë dhe familjarët e tyre se janë të sigurt gjatë një krize apo një fatkeqësia natyrore. Facebook e aktivizoi atë dy orë pas shpërthimit të parë pas kërkesës së madhe që pati për të, transmeton Koha.net.
Përdoruesin që kyçen në Facebook e që janë në rajonin e prekur i pret një porosi që i pyet ata “A jeni mirë?” Më pas ata e zgjedhin opsionin “safe” (i/e sigurt) dhe “Safety Check” e poston atë njoftim në profilin e tyre dhe u dërgon miqve të tyre një njoftim se ata janë të sigurt.
Aktivizimi i kësaj veçorie u bë pas shumë kërkesave që i shkuan Facebook-ut pas shpërthimit të parë në Bruksel, duke cicëruar me thurjes “#PrayForBrussels” dhe “#PrayForTheWorld”.
Veçoria “Safety Check” është e dobishme pasi që në raste të rënda, si sulme terroriste a fatkeqësi natyrore, linjat telefonike shpesh ngarkohen dhe e vetmja mënyrë për të kontaktuar me familjarë e miq mbeten rrjetet sociale.