HTC pritet të lansoj pajisjet me Windows 8

HTC-ja ka paralajmëruar një ngjarje ku ka ftuar edhe mediat. E planifikuar që të mbahet më 19 shtator në qytetin e Nju Jorkut, ka shumë gjasa që HTC do të shfrytëzojë rastin që të paraqes pajisjet e veta me sistemin operativ Windows 8.

Sipas këtij njoftimi, koha e mbajtjes së kësaj ngjarjeje duket që përkon me kohën e lëshimit të sistemit operativ Windows 8, dhe me këtë rast do të zbuloj edhe pajsjet e veta me këtë sistem.

Nëse HTC-ja lëshon pajisjet e veta me Windows 8, ka mundësi që këto pajisje nuk do të jenë menjëherë në dispozicion.

Platforma mobile dhe lëshimi i pajisjeve nga HTC dhe Nokia, pritet të lëshohen së bashku me Windows 8 në muajin nëntor. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakUshqimet e shendetshme ne tavolinen e vjeshtes
Artikulli vijuesSi e kam përjetuar burgun izraelit?