Asus planifikon të lëshojë tabletët e rinj Transformer dhe MeMO këtë vit

Prodhuesi tajvanez i PC-ve, Asus, planifikon të lëshojë tabletë të rinj në linjat e veta Transformer dhe MeMO Pad të tabletëve Android më vonë këtë vit.

Kompania synon të ndërtojë brendin e vet në hapësirën e tabletit përgjatë serive Google Nexus 7. Shefi ekzekutiv i Asus, Jerry Shen, ka bërë komente të premten duke treguar për fitimet që paraqitën po ashtu “slajde” që tregojnë udhërrëfyes të produktit të ndërmarrjes.

“Slajdet” e përmendura emërtojnë “MeMO Pad HD 8”, “MeMOFone HD 5” dhe “PadFone mini”, duke treguar që ndërmarrja është duke planifikuar tabletë të rinj me madhësi të ndryshme.

Në një të ardhme të afërt, Asus dëshiron që tabletët e vet të bëhen më të mëdhenj se Nexus 7, një produkt ky që është si rezultat i bashkëpunimit të Asus me Google. Modeli më i fundit ishte zbuluar muajin e kaluar me çmimet fillistare prej 229 dollarë.

“Qëllimi është që vëllimi i tabletit të brendit tonë të jetë më i madh se vëllimi i Nexus 7,” tha Shen. “Pas një përpjekje gjashtë mujore, unë besoj që në tremujorin e tretë të vitit 2013 produktet e brendeve tona do të arrijnë më tepër se 50 për qind të të gjithë tabletëve tanë.”

Ai pret që ky trend të vazhdojë në tremujorin e katërt të këtij viti dhe në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakSiri: Numri real i të vrarëve mendohet të jetë rreth 250.000
Artikulli vijuesJa se si të kërkoni më mirë në Google