Facebook me veçori të re për kërkimet në furnizuesin me aktivitet

Facebook-u është duke lëshuar një veçori të re që shton kërkimet e fundit në furnizuesin me aktivitet të lokalizuar në Timeline-in tuaj.

Kështu që kur ju kërkoni në Facebook, për tema të ndryshme, ai kërkim do të paraqitet në furnizuesin tuaj. Mos u shqetësoni, rezultati nuk paraqitet publikisht dhe ju me lehtësi mund ta ndalni këtë veçori.

Furnizuesi me aktivitet është një veçori që realizon përgjimin e çdo gjëje që ju bëni, nga komentet deri tek pëlqimet, por është e dukshme vetëm për ju. Të tjerët mund t’i shohin gjërat që ju i keni prekur që mund të jenë në dispozicion për konsumim publik, si shokët e rinj dhe postimet nga aplikacionet, por i tërë furnizuesi është privat. Kjo është ku informacioni i ri i kërkuar do të shkojë.

Në një postim duke e lajmëruar veçorinë e re, Facebook-u është kujdesur që të përmend që: “Është e rëndësishme që të mbahet mend që askush nuk mund të shohë Regjistrin e Aktiviteteve, duke përfshirë aktivitetin tuaj të kërkimit”. Vetëm ta bëjmë të qartë, që këtë gjë nuk mund ta shohin shokët tuaj.

Ashtu siç u tha, trendi i përgjithshëm në Facebook gjithmonë ka qenë përgjatë postimit publik si i nënkuptuar, kështu që nëse jeni të shqetësuar që kërkimet tuaja ndonjë ditë mund të publikohen më gjerësisht, ju mund ta ndalni atë veçori.

Sapo të paraqitet aktiviteti juaj i kërkimit në furnizuesin tuaj për herë të parë (sipas lajmërimit, ju duhet ta shihni atë gjatë javëve së ardhshme), thjesht shtypni “x” në këndin e djathtë sipër dhe zgjidhni “Hide Similar Activity from Timeline”.kohaislame

Artikulli paraprakI korruptuar edhe gjyqësori
Artikulli vijuesYouTube mbështet shërbimin edhe në versionin e vjetër të aplikacionit të vet