Facebook publikon raportin e transparencës, rritet numri i kërkesave nga Qeveria e Kosovës

Duke qenë rrjeti social më i madh në botë, Facebook përballet gjithmonë e më shumë me kërkesa nga agjencitë federale në lidhje me të dhënat e përdoruesve në rrjetin social.

Sipas raportit më të fundit të transparencës të realizuar nga Facebook, është zbuluar se kërkesat e qeverive janë rritur me 13% në gjysmën e dytë të vitit 2015.

Kompania ka marrë mbi 46 mijë kërkesa për të dhënat e përdoruesve gjatë gjashtë muajve të dytë të vitit 2015, krahasuar me rreth 41 mijë kërkesa që ka marrë në gjysmën e parë të vitit 2015. Këtu përfshihen mesazhet, adresat IP dhe informacione rreth llogarisë së përdoruesve.

Në raportin e transparencës është përfshirë edhe Kosova, përcjell krokodili.al.

Sa i përket shtetit të Kosovës, Facebook mori 16 kërkesa në total gjatë periudhës korrik 2015-dhjetor 2015, që lidhen me të dhënat e 32 llogarive. Facebook iu përgjigj me të dhëna 37% të këtyre kërkesave.

Kosovë

Kjo është një rritje e konsiderueshme nëse krahasojmë me raportin e kaluar, ku autoritetet kishin bërë 6 kërkesa për 14 llogari. /Telegrafi/

Artikulli paraprakEksperienca ime me shami
Artikulli vijues“Karvani i Femrës Muslimane” mirëpritet nga qyeteti i Kukësit