Facebook-u aplikacion edhe për Android

Facebook ka vënë në funksion aplikacionin origjinal për sistemin operativ Android, në të cilin thuhet se do të sjellë një përmirësim dhe dy funksione të reja.

Në versionin e ri, rrjeti social tregon se fotografitë do të shfaqen më shpejt, ndërsa përdoruesit gjithashtu do të mund t’i shpërndajnë mesazhet e tyre edhe në Timeline, Faqe, dhe Grupe, si dhe të dërgojnë mesazhe me zë tek miqtë e tyre.
Shkarkimi i versionit të ri të aplikacionit mund të bëhet direkt nga dyqani virtual i aplikacioneve të Google, Play Store.
Dërgimi i mesazheve me zë nuk është një funksion krejtësisht i ri, pasi që së fundmi Facebook e ka lëshuar këtë risi në aplikacionin e saj, Facebook Messenger./krok/kohaislame

Artikulli paraprakPas BiH dhe Shqipërisë, Emiratet e Bashkuara Arabe investojnë 200 milionë në Serbi
Artikulli vijuesRreziqet shëndetësore të ushqimit vegjetarian