Facebooku është tmerruar me trendin se njerëzit do ditë e më tepër po postojnë më pak informacionet për veten.
Përdoruesit e këtij rrjeti social përditësojnë llogaritë e tyre me fotografi, por një numër i madh i postimeve të tyre janë vegëza të ueb-faqeve tjera.
Kjo po ndodh ndoshta sepse njerëzit kanë shumë lidhje – shumë prej tyre nga e kaluara e largët dhe për këtë përdoruesit nuk dëshirojnë të ndajnë të dhënat e tyre me dikë që nuk e ka takuar për një kohë të gjatë.
Por Facebooku po e sheh brengosës faktin se njerëzit nuk po ndajnë shumë informacionet intime rreth tyre – dhe në vend të këtij rrjeti social – ata po përdorin rrjetet më të vogla siç është Snapchati ose Intagrami.
Shefi i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka inkurajuar punëtorët e tij që të dalin me ide të reja për të mundësuar shpërndarjen e gjërave personale, transmeton Koha.net.
Një plan për këtë është lansimi i opsionit “On This Day” që kërkon rikthimin e një postimi i të njëjtës ditë, por i një viti të mëparshëm ose të viteve të mëparshme.
Një tjetër opsion janë edhe videot “live”. Facebooku lansoi këto opsione për t’i bërë interesante edhe aktivitetet më të mërzitshme të përdoruesve.