PD: Do të vazhdojë punën drejt një Shqipërie digjitale të zhvilluar

Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, tha se ndërkohë që Edi Rama vazhdon t’i fyejë shqiptarët, duke u thënë atyre se e zeza është e bardhë, se gënjeshtrat janë të vërteta dhe se e shkuara është e ardhmja, Partia Demokratike po punon për të bërë përmirësime reale në jetën e qytetarëve.

“Partia Demokratike ka siguruar mbi 24.000 mijë kompjuter nëpër klasat e shkollave, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme të nxënësve tanë. Sot përdorimi i internetit në Shqipëri është mbi 60%. Sipas ITU, Shqipëria një vit më parë u rendit e dyta ne bote per gatishmerine e rrjetit”, tha Vorpsi, duke shtuar se vetem tre muaj më parë importi i inernetit u rrit mbi 1300 herë.

Ajo vuri në dukje se digjitalizimi redukton kohën e punës me shkresat, kursen paratë e taksapaguesve, ndihmon në luftën kundër korrupsionit dhe prandaj Partia Demokratike është e përkushtuar drejt Shqipërisë digjitale.

Duke rendituar disa nga arritjet e projektit të qeverisë Shqipëria digjitale zëdhënësja e PD-së tha se “Shqipëria është vendi i parë në botë që i kryen të gjitha prokurimet publike 100% elektronike mbi 3.000 dollarë, duke përfshirë edhe të gjitha blerjet e vogla. Ndërsa po ashtu, edhe qeverive lokale u kërkohet të përdorin prokurimin elektronik, gjë që Edi Rama nuk e ka bërë kurrë. Sistemi i administrimit të çështjeve në sistemin e drejtësisë, tashmë është digjital. Sistemi noterial tashmë është digjital. Regjistri civil tashmë është digjital. Sistemi i thesarit, buxhetit të shtetit dhe borxhit publik janë të gjitha elektronike, duke rritur kështu transparencën dhe përgjegjshmërinë. Regjistri kombëtar i bizneseve dhe qendra kombëtare e licensimit tashme janë digjitale, duke shkurtuar kështu kohën që duhet për të hapur një biznes”.

Zëdhënësja shprehu vendosmërinë e Partisë Demokratike për të vazhduar punën drejt një Shqipërie digjitale të zhvilluar.

Artikulli paraprakIrak: Së paku 75 të vrarë nga vala e sulmeve
Artikulli vijuesSiri: Avionët luftarakë bombardojnë zonat e opozitarëve