Fakte rreth komunikacionit rrugor

0
193

Komunikacioni  rrugor është një nga karakteristikat thelbesore të civilizimit bashkohorë dhe paraqet një pjesë të sistemit të komunikacionit në terësi i cili është faktor i rendësishem në zhvillimin e çdo shoqerie.

Rrugët, si bazë mbi të cilen zhvillohet komunikacioni duhet të projektohen dhe të mbahen në menyrë që ti përgjigjet destinimit dhe sigurise ne trafik.

Pjesmarrësit në komunikacion janë të obliguar t’iu përmbahen rregullave dhe shenjave të komunikacionit të vendosura në rrugë dhe përsonave të autorizuar.

Sipas statistikave të Këshillit Kombëtar të Sigurisë në SHBA, shanset e vdekjes në aksident trafiku janë 1/98 aksidente në krahasim me 1/7.178 aksidente ajrore.

Vetëm gjatë dy viteve të kaluara në Republiken e Kosovës kanë vdekur 240 përsona si pasojë e aksidenteve në komunikacion rrugor ndërsa numri total i aksidenteve gjatë kësaj periudhe është 39.752 aksidente.

Policia e Kosovës gjatë vitit të kaluar ka shqiptuar 286.922 tiketa për kundërvajtje në komunikacion rrugor.

Shpejtësia e lejuar ne komunikacion rrugor në zona të banuara është 50km/h ne qoftë se me shenja të  komunikacionit nuk ështe përcaktuar ndryshe.

Shoferit nuk  i lejohet të levize me shpejtesi më te madhe se sa është caktuar në shenjat e komunikacionit e më se shumti:

a). në autostradë -130 km/h

b).në rrugë të rezervuar për komunikacion të mjeteve motorike -110km/h

c).në rrugë të shpejta -100km/h

d).rrugë tjera -80km/h.

Rripi i sigurimit besohet se ulë fatalitetin në komunikacion,ketë e verteton dhe COHEN (2006).

Sipas Komisionit Evropian vetëm në vitin 2011 në Bashkimin Evropian kanë humbur jetën rreth 30.000 këmbesorë , kurse në botë në përgjjithësi vdesin përafersisht 1.240.000 persona. Në listen e ketyre shteteve prinè Afganistani me 10.599 persona që humbin  jetën në komunikacionin  rrugor.

Instituti per Kriminologji dhe Kriminalistike ka berë një hulumtim me fokus të veqantë në disa faktorë të cilët nè menyrë direkte ose indirekte jane shkaktarë të aksidenteve në trafik. Nga ky hulumtim del se 84% e ngasesve nuk e kanë venë rripin e sigurisë ndersa vetëm 16% e tyre e kanë respektuar. Gjithashtu 81% e veturave të vezhguara e kanë respektuar semaforin në komunikacion ndërsa 19% prej tyre jo.

Shqetësues mbetet fakti që 33% e ngasesve të vezhguar e kanë rrespektuar vendkalimin për këmbesorë kurse 67% prej tyre po. Përdorimi i celularit gjatë ngasjes së makines paraqet një rrezik të madh ne komunikacion dhe gjetjet nga ky hulumtim tregojne se 78% e ngasesve e përdorin celularin gjate vozitjes kurse 22% nuk e përdorin atë.

Brenda 60 min te monitorimit ne 12 akse rrugore te qytetit te Prishtines janë berë 1337 shkelje nga këmbesorët të cilët kanë kaluar rrugën në vende që nuk janë të parapara për kalim përkundër asaj që vendkalimi i shenuar ka qenë jo me larg se 50 m nga vendet ku ata kanë kaluar.

NGJARJE RRETH KOMUNIKACIONIT RRUGOR

Numri i viktimave si pasojë  e aksidenteve rrugore sa vjen e rritet. Vetem gjatë këtij viti janë shenuar rreth 1500 aksidente me pasojë afer 200 viktima dhe rreth 175 te plagosur .Qëllimi jonë është të ofrojmë disa këshilla për ti përmisuar lëvizjet në trafik,duke synuar qasje sa më  të mire të sjelljeve me rregullat  e përcaktuara. 

Një ndër aksidentet qe ndodhi po këtë vitë ishte një familje Nga kosova që jetonte ne Gjermani. Një tragjedi e rëndë e kishte  goditur familjen shqiptare nga Gjermania, e cila po udhëtonte nëpër Austri për në pushime drejt Kosovës. Një shofer i dehur, i cili po voziste në anën e kundërt, të gabuar të autostradës, afër qytetit Linz, ka goditur veturën e familjes katër anëtarëshe. Dy fëmijët, vajza 9 vjeçe (D.), dhe djali 20 vjeçar (Sh.) vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa prindërit ishin transportuar për në spital. Familja T. nga Wehr afër Stuttgartit në natën e së mërkurës po udhëtonte drejt Kosovës. Babai, 47 vjeçar, kishte vendosur të ngiste gjate natës për t`i ikur tollovisë dhe kolonave në autostradë . Dhe, pikërisht kjo iu kthye në tragjedi. Një burrë 54 vjeçar, krejtësisht i dehur, pasi kishte ndaluar në një vendpushim, kishte hyrë në autostradë nga ana e gabuar . Testi i bërë i alkoolit ka treguar se shkaktari i aksidentit kishte 1.4 promil alkool në gjak. Ai është ndaluar nga policia, i është marrë leja e ngasjes dhe ndaj tij është bërë kallëzim penal për vrasje nga pakujdesia në rrethana shumë të rrezikshme.

Kufijtë e lejuar të shpejtësis duhet respektuar me shume kujdes,duke pasur kujdes kushteve klimatike, alkoholit, por kujdes te madh duhet me pas shikushmërinë. Drejtimi  I mjetit me shpejtësi mbi normat e lejuara mbetet shkelje kryseore si burim për aksidentet automobilistike. Ato zënë afro 30% të aksidenteve me pasoja të ndryshme.Këto aksidente shkaktohen kryesisht nga drejtues  mjeti ne moshë të re, ku shfaqet kryesisht pakujdesia në formën e vetbesimit të tepruar. Kur rritet shpejtësia është rreziku 8 herë më i lartë për t’u përfshirë në një aksident, ku mund te vras një kalimtar në rrugë.        

  ’’Penalizimi’’ më i madh si rezultat i shpejtësisë është aksidentimi dhe lëndimi i jetës.

Për  shkak të alkoholit rritet koha e reagimit, drejtuesi i mjetit reflekton përftyrime të gabuara të pozicionit, vendodhjes së mjeteve e përdoruesve të rrugës, kafshëve dhe të mjeteve të tjera që lëvizin. Kjo mungesë vëmendje dhe reagimi kohor me bazë përdorimin e alkoholit mund të sjellë aksidente dhe ngjarje të rënda me pasoja fatale për jetën e njerzëve.

Edhe drogat të shkëpusin vëmendjen duke të ‘’futur’’ në një realitet tjetër iluziv, euforik dhe të rremë.

Cdo ditë dëgjojmë për  raste të tmerrshme aksidetesh.Ku qindra vete humbin jetën. Secili nga ne duhet të jetë i vetëdijshëm për rrezikun në komunikacion. Për ta berë këtë duhet që të sensibilizohen të rinjët në radhë të parë.