Faktori i cili shkaktoj frustrim kolektiv dhe shpërtheu me emigrim

0
239

Arbër KRASNIQI

 

Edhe një faktor me rëndësi që ka ndiku në këtë dëshpërim masiv, në këtë frustrim kolektiv që si rekasion shpërthej furishëm me emigrimin e qytetarëve të shumtë të shtresave të ndryshme drejt rrugëve të Perendimit -ata me rrogë e me kulëm mbi kokë edhe ata pa rrogë e pa kulëm mbi kokë-, është padrejtësia e dhimbshme që mbretëron në ambientet e punës tash e sa vjet -që prej viteve ’90- në ato publike edhe private.

Punëtori konsiderohet skllav, nuk rrespektohet, i cenohet integriteti e dinjiteti, nuk ka vlerë aspak,shtrydhet si sfungjeri e harxhohet si shkumësi.. për cka?! Për një pagë as minimale e as afër asaj që quhet e dinjitettshme.

Ka raste t’shumta që e dëshmojnë këtë që e parafola, me qindra e mijëra raste, madje edhe vet si dëshmitar po edhe raste nga familja e shoqëria.

Vetëm një shembull:

Në një vend pune, një analfabet -me shkollë fillore që s’e besoj që brenda vitit e lexon një dhjetfletësh të cilësdo fushë- vendoset nga privatniku si pergjegjës e mbikqyrës i dy punëtorëve me fakulltet -dëshmojnë të tjerët që njihen si kërkues të diturisë, e duan librin edhe që janë kompetent në fusha te caktuara-, dhe nuk përfundon me kaq, këta të fakulltetit konsiderohen nga shefat privatnika si “fillozofë”. A e dini pse? Sepse shefi nuk kërkon “fillozofa” që këshillojnë atëherë kur ka vend për këshillë, që rrefuzojnë padrejtësinë e nënshtrimin atëherë ku ka padrejtësi e ka tendenca për t’i nënshtruar. Nuk i konvenon këtij llojit të shefit privatnik një person që ka krenari e nuk lejon të nënshtrohet e të eksploatohet për pak lek. Këtij shefi -që janë me shumicë t’këtij soji n’këtë kosovë t’shkretë- i konvenon një”paçavër” që manipulohet leht, i konvenon një analfabet të nënshtrueshëm leht.

Më pëlqen idea e një vëllau se si i ka emërtuar këta shërbëtorë të nënshtrueshëm lehtë. Ai i quan supozitorë të shefave privatnikë, që sa here shefin e kaplon temperatura e kriza, ata i fut si supozitorë në anus.

Dhe kështu, ata supozitor* arrijnë grada tek shefi, ngasa ua lehtësojnë eksploatimin dhe rrugëtimin e tyre drejt ambicienve për t’arritur tek majat e ëndërruara të tyre, deri tek mijërat e milionat –pa bërë llogaritje se a është rruga apo mjeti legjitim e njerëzor-, ndërsa atyre që kërkuan diturinë dhe me atë dituri punuan me krenari, humbin e treten, n’këtë shoqëri të mjerrë, ku meritokracia është ëndërr të cilën zakonisht e shohim me sy qelë.


* Supozitor – Mjet farmaceutik (kapsulë), i cili vendoset në anus, për ta eliminuar temperaturën nga trupi.