Filozofia e Getos

0
290

“…të besosh se dikush mund të kënaq veten me një armik vdekjeprurës duke mohuar se goditjet e tija me kamzhik thumbojnë, të mohosh vetë degradimin tënd si kompensim me një çast pushimi, të mbështesish armikun tënd i cili vetëm do të përdorë fuqinë e tij që më mirë ta shkatrrojë dikë. E tëra kjo është filozofia e getos.”

– Bruno Bettelheim, i shpëtuar i Holokaustit, në ‘Kujtime dhe Mendime’ (Thames and Hudson, 1990).

Bettelheim i referonte ngurrimit të Çifutëve Gjerman për t’ju përgjegjur thirrjes për bojkot të prodhimeve gjermane gjatë sundimit të Hitlerit. Siç duket, Çifutët në Gjermani ishin nën përshtypjen se nëse sillen mirë me Hitlerin, madje edhe në llogari të tyre, kjo disi do ta bënte jetën më të lehtë për ata.

Nuk jam i sigurtë se a ishte koincidencë që hasa në këtë citat menjëherë pas shpërthimeve në Bali. Pasi që lexova një numër të madh të lajmërimeve për mediat nga Këshillet Islamike mbarë Australisë, kërkoja një term i cili do ta përmblidhte përgjigjen Muslimane ndaj bombardimeve. “Filozofia e Getos” dukej e përshtatshme.

Çdo lajmërim për mediat ishte i thurur me kujdes që të përshkruaj dhimbjet e pamasa të komunitetit musliman për viktimat, përbuzjen për autorët e krimit, pozita e Islamit për vrasjen e të pafajshmëve dhe theksi në faktin se veprat e disa Muslimanëve nuk duhet të reflektojnë komunitetin më të gjërë Musliman.

Edhe kjo, në kohë, kur asnjë lidhje e besueshme nuk është vërtetuar mes asnjë grupi Musliman dhe shpërthimeve. Poqëse nuk dija më mirë, do të besoja se Muslimanët janë edhe më të etur të fortifikojnë këtë lidhje sesa qeveria Australiane.

Jo, qeveria Australiane nuk është Hitleri i re-inkarnuar dhe ne nuk po burgosemi në kampe të përqëndrimit. Por askush nuk mund të ngurron e të tërheqë një paralele mes qëndrimeve tona dhe asaj të cilën e përshkruan Bettelheimi.

Ligjëruesi im, në një orë në universitet pas shpërthimeve të Balit, komentoi mbi konceptin e ‘viktimizimit’. Ai tha se është krijuar një lloj i ri i konsenzusit në shoqëri, ku pranohej se disi njerëzit të cilët ishin në pushim ose zbaviteshin ishin viktima të cilat më tepër merritonin keqardhjen tonë – se jetërat e tyre ishin disi më të çmueshme sesa të atyre të cilët vdiqën. Ai gjithashtu tërhoqi vëmendjen në atë se është bërë e zakonshme që krishteri anglo-sakson gjithmonë ka qenë viktimë dhe se tjetërkush bie në kategorinë e kriminelit.

Unë tunda kokën me të tjerët në klasë dhe u dakordova me te. Por, për dallim nga shokët e mi, i shtrëngova dhëmbët me irritim, kur kuptoja se unë asnjëherë nuk do të mund të thoja një gjë të tillë. Unë asnjëherë nuk do të mund të tregoja me gisht, siç bëri njëri prej profesorëve të mi, se të gjithë kanë harruar në mënyrë të përshtatshme se si Australianët kanë trajtuar Balin sikur oborrin e tyre pas shtëpisë, dhe për një kohë të gjatë kanë eksploatuar këtë vend dhe resurset e saja. Jashtë klasës sime, unë asnjëherë nuk do të mundesha të flas për cirkun të cilin mediat kanë krijuar nga ky incident.

Pse jo?

Pasi që unë jam Musliman. Pasi që liderët e mi dhe njerëzit të cilët pohojnë se më përfaqësojnë në mediat drejt për së drejti e kanë ngopur këtë cirk. Ata kanë thënë atë që atmosfera e kërkon nga ata – pikërisht ate që e kënaqë publikun.

Ata kanë caktuar një shembull sipas të cilës çdo deklaratë të cilën e japim mbi shpërthimet në Bali duhet të justifikohet me shprehje të keqardhjes ekstreme dhe shfajsim për viktimat. Ata kanë siguruar se në çdo kohë kur i mbrojmë kritikat tona ndaj një qeverie e cila ka qenë e padrejtë, të shprehim se jemi lojal ndaj asaj.

Sa herë kemi shprehur keqadhje për vdekjen e të pafajshmëve?

Sa herë e kemi konfirmuar ‘Australianizmin’ tonë? Sa herë kemi proklamuar se, “Islami është religjion i paqës”?

Vetëm pasi që kjo është kërkesë e mediave dhe kulturës përreth ne kjo nuk don të thotë se kjo është e drejtë. Duke pasuar këto rregulla dhe duke marrë pjesë në të, ne vetëm kontribojmë në të. Duke mos dhënë kritika efektive vetëm nxitë ekzistencën dhe vazhdimësinë e saj. Shrëngimi duarsh me raportuesit para intervistave dhe ankimi ynë kur ata nuk na dëgjojnë nuk sjell asçfarë dobie.

Disa argumentojnë se kjo është “kontrol i dëmit” për ti shpëtuar Muslimanët prej ndonjë kundërplasjeje të menjëhershme – ndoshta “çasti i pushimit” të cilin e përmend Bettelheimi. Pyetja është, a është ky çast pushimi? A është madje një pushim?

Pas një viti sqarimesh kjo nuk ndali 40 sulme të regjistruara ndaj Muslimanëve të Australisë pas shpërthimeve në Bali ose trajtimi jonjerëzor i refugjatëve Muslimanë nga qeveria Australiane. Pas një viti keqardhjesh nuk e ndaloi Australinë të mbështesë bombardimin e Afganistanit deri më vdekje. Pas një viti protestash për pafajësinë tonë nuk do të ndalon vdekjen e panevojshme të mijërave në Irak.

Duke ofruar në mënyrë konstante keqardhjet dhe sqarimet e njejta, ne po humbim fushëpamjen tonë për të arritur një drejtësi reale. Muslimanët tani janë të kujdesshëm që vetëm të thuan gjërat e sakta, të mos shkelin në gishtat e askujt

dhe të sigurojnë të thonë vetëm ate të cilën publiku e don. I jemi dhënë diplomacisë, në çmim të sinqeritetit.

E mbaj mend në një ligjeratë Islame se njëra prej formave të xhihadit është të flasish kundër sunduesit tiran. Pothuajse, duke u munduar ta shpjegojmë xhihadin ndaj çdokujt, kemi harruar ta kryejmë xhihadin në vete.

Tazin Abdullah,
12.12.2002

Shkrimi i paraqitur paraqet mendime dhe komente personale te autorëve dhe nuk korespondojnë domosdoshmërisht me qendrimet e redaksise.