Lufta speciale ruso-turke kundër amerikaneve në ballkan!

– Maqedonia arenë e luftimeve të shërbimeve sekrete!
Sërish Ballkani është në qendër të vëmendjes botërore. Pas një periudhe të qetë, tensionet janë shtuar ndjeshëm në rajon. Në këtë betejë janë përfshirë Rusia, Turqia dhe Perëndimi.
Ky rajon është kthyer në arenë përplasjeje mes Rusisë dhe Perëndimit, që po tentojnë të blejnë influencë me investime dhe projekte energjetike. Qeveritë perëndimore kanë qëllim që në pjesën perëndimore të rajonit të minimizojnë influencën ruse.
Betejat e gazsjellësve me Maqedoninë që kërkon të jetë pjesë e gazsjellësit rus “Përroi Turk” dhe amerikanëve, që mbështet gazsjellësin Trans Adriatik Petrol “TAP”. Momentalisht kjo Qeveri në Shkup nuk ka besimin e njerëzve. Ajo është në lojë tepër gjeopolitikisht. Rusia ka dalë në krah të qeverisë së Nikolla Gruevskit.
Rusia dhe Turqia partnere në furnizimin e BE-s me gazin Rusë! Ky gaz ka një çmim më të lartë se sa ai Azerbajxhanas. Të gjithë treguesit thonë se konflikti i Kumanovës ishte luftë e shërbimeve sekrete.
Maqedonia me sa duket evoluon në një vend të ri për luftën e energjisë mes SHBA-ve dhe Rusisë. Pushteti aktual në Maqedoni është lojal dhe thellë i lidhur me Rusinë. Jo vetëm për Kremlinin, por edhe për shumë vende tjera është e qartë se SHBA-ja dëshiron ta përmbysë qeverinë e tanishme në mënyrë që të krijojë një qeveri pro-perëndimore.
Turqia në këtë treg me gaz luan rrol të rëndësishëm, pasi ajo ka arritur marrëveshje me Rusinë, që gazi rusë përmes tubacionit të rrjedhës turke ta furnizojë Evropën.
Në fakt, kryeministri Nikolla Gruevski është konsideruar politikan nacionalist dhe pro-rus i cili kryesisht mbështet ndërtimin e tubacionit turk në vendin e tij. Gazi Rusë është planifikuar të kalojë përmes Turqisë, Greqisë dhe Maqedonisë në Evropën Qendrore.
Por, Amerikanët duan medoemos ta pengojnë realizimin e këtij plani Rusë. SHBA dëshiron të ndërtojnë tubacionin e tyre të gazit që quhet Trans Adriatik Petrol “TAP”, ku do të furnizonte Evropën me gaz nga Azerbajxhani. Qëllimi përfundimtar i SHBA-ve është të largojë kompanitë ruse të energjisë nga tregu Evropianë.
Pasi qeveria aktuale nga Maqedonia është pro Ruse, SHBA dhe Perëndimi të vetmen shpresë për të bërë ndryshime në ketë shtet e kanë te Zaevi. Grupi i luftëtarëve nga Kosova me përvojë luftarake ishin të vetmit që mund të destabilizonin Maqedoninë, pasi ata këtë e kanë vërtetuar në vitin 2001.
Amerikanët përmes njerëzve të tyre në Kosovë ishin të sigurt se çdo gjë e kanë ndër kontroll, por në realitet ata gabuan. Ata morën sinjale për një organizim të mundshëm kundër pushtetit të Gruevskit. Por njëkohësisht edhe shërbimet sekrete të bllokut Rusë, dhe shërbimi sekret i Maqedonisë si dhe ai i Serbisë u aktivizuan 24 orë për të ju kundërvu qëllimeve amerikane. Dhe ate e realizuan suksesshëm, por ajo fitore vlenë për tani, sepse kjo ishte runda e parë e përplasjesë së fuqive në terren. Duhet pritur të shohim se cka do të sjell e nesërmja!?

Savash VELIU

* Qëndrimet e shprehura, si çdo publikim tjetër në këtë rubrik, janë të autorit.

Artikulli paraprakVuçiq: Bizneset serbe që investojnë në Kosovë do të lirohen nga taksat
Artikulli vijuesShqipëri: Ministria e Brendshme hap portal kundër hakerave e xhihadistëve