Fakulteti i Mjekësisë në 2013 regjistroi 681 studentë jashtë konkursit

Një hulumtim i kryer nga RTK për vitin akademik 2012 – 2013, tregon se në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës janë regjistruar dyfishi i studentëve që ishte paraparë me konkurs.
Regjistrimi i studentëve në Fakultetin e Mjekësisë, për vitin akademik 2012 – 2013 tejkalon mbi 100 për qind numrin e studentëve të paraparë me konkursin e rregullt.

Ka pasur raste kur pranimi i studentëve është bërë edhe në muajin shkurt të vitit 2013, në kohën kur ka përfunduar semestri i parë.

Nga 420 studentë, sa ishin kërkuar me konkursin e rregullt, në të gjashtë degët e Fakultetit të Mjekësisë, janë pranuar 1101 studentë, që i bie 681 studentë më shumë të pranuar jashtë konkursit.

– Në Degën e Mjekësisë së Përgjithshme me konkurs ishte paraparë të regjistroheshin 150 studentë, kurse janë pranuar 394.

– Në Stomatologji me konkurs është dashur të pranohen 70 studentë, kurse janë regjistruar 248 sish.

– Në Degën e Farmacisë me konkurs ishte paraparë të pranoheshin 50 studentë, kurse janë regjistruar 126 studentë.

– Në Degën e Fizioterapisë është dashur të pranohen 50 studentë, kurse janë pranuar 143.

Të gjithë këtë studentë të jashtëligjshëm janë regjistruar pas afatit dhe jashtë konkursit zyrtar, duke filluar nga muaji tetor 2012 deri në fund të muajit shkurt 2013.

Të gjitha këto të dhëna, për RTK-në janë konfirmuar nga zyrtarja e lartë e Fakultetit të Mjekësisë Suzanë Zejnullahu.

Ajo ka theksuar se 681 studentët e regjistruar pa konkurs, janë të pranuar kundërligjshëm. Sipas asaj, ka raste kur janë pranuar studentë edhe pa konkurruar fare.

Për të gjitha këto regjistrime të kundërligjshme ka qenë në dijeni Rektori aktual i Universitetit të Prishtinës, dr. Ibrahim Gashi, që do të thotë se të gjitha këto regjistrime të paligjshme janë kryer me lejen e tij, në kohën pasi ai ka marrë detyrën e Rektorit, transmeton publiku.net. /Telegrafi/

Artikulli paraprakAq shumë ushqim hudhet sa nga ai dikush mund të ha shumë mirë (VIDEO)
Artikulli vijuesEgjipti projekt që do të rehabilitonte jo më pak se çerekun e botës